Open Data Albania po hulumton në lidhje me fondet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore të vitit 2021 për subjektin elektoral Partia Socialiste, PS.  

Në këtë  fushatë, për zgjedhjet e përgjithshme, Partia Socialiste deklaroi një vlerë të të ardhurave prej 176 538 087 lekë. Ndërkohë, përsa i takon shpenzimeve, vlera e deklaruar për Partinë Socialiste është 137 882 751 lekë. Shënohet tepricë fondesh me 38 655 336 lekë. Shuma e shpenzuar nga kandidatët e PS është 34 163 861 lekë. Totale e shpenzimeve të Partisë Socialiste së bashku me kandidatët e saj, për fushatën zgjedhore të vitit 2021 është 172 046 612 Lekë.



Tabela: PS, Fondet dhe Shpenzimet Totale për partinë, zgjedhjet elektorale 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas nenit 86 të Kodit Zgjedhor, Partitë Politike mund të financohen nga 4 burime: Fondet Buxhetore; Të ardhurat e vetë subjektit; Dhuratat në vlerë monetare, në natyrë apo shërbime të dhëna sipas nenit 92/1 të Kodit zgjedhor dhe Kreditë e marra nga Partitë Politike ose kandidatët sipas ligjit.

Partia Socialiste ka përfituar fonde në vlerën e 55 826 750 lekë nga Buxheti i Shtetit, apo e thënë në përqindje sa 31.62 % e totalit të saj të të ardhurave për fushatën zgjedhore të vitit 2021. Të ardhurat e krijuara nga vetë partia, përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave me 76 980 834 Lekë. Kjo shumë përbën 43.61 % të totalit. Nga pjesa e të ardhurave të krijuara nga vetë partia, 25 839 161 Lekë kanë ardhur nga kontributi i kuotave të anëtarësisë.



Tabela: Struktura e të Ardhurave te Partisë Socialiste në Fushatën Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga persona fizik individ, të Partisë Socialiste për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë 25 prill 2021 janë në vlerën e 5 101 905 lekë. ku 80.4 % e tyre është dhurim në natyrë dhe pjesa tjetër dhurim në para. Këtu janë vetëm donacionet private për subjektin pa përllogaritur ato për kandidatët.



Tabela: Donacione për Partinë Socialiste, sipas llojit Zgjedhjet Elektorale 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet gjithsej së bashku me kandidatët, kanë kaluar në vlerën 172 046 612 lekë. Kjo vlerë bie ndesh me nenin 92/2, pika 4 e Kodit Zgjedhor, që thotë se vlera totale e shpenzimeve të subjektit politik së bashku me kandidatët nuk duhet që të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma e fondeve publike (nga Buxheti i Shtetit) të përfituara për qëllime zgjedhore. Në këtë rast, ky kufi që nuk duhej të tejkalohej ka qenë 167 480 250 lekë (55,826,750*3). Zëri kryesor i shpenzimeve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, ka qenë ai për Media me 50 470 701 Lekë. Kundrejt totalit të shpenzimeve për partinë Socialiste (pa kandidatë), ky zë përbën 36.6 % të totalit të shpenzimeve. Një pjesë relativisht e madhe e shpenzimeve ka shkuar edhe për median Sociale, me 7.77 % të totalit apo 10 707 609 Lekë. Për aktivitete/ mitingje të fushatës janë shpenzuar 35 687 358 lekë apo 26 % e totalit.



Tabela: Shpenzime sipas zërave, PS, zgjedhje 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Shpenzimet Parti – Kandidat, PS, zgjedhje 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i përket shpenzimeve të fushatës të degëve të partisë nëpër qarqe, rezulton se vlerat më të mëdha të shpenzimeve kanë shkuar për organizimin e aktiviteteve (38.7 % ndaj totalit), për mesazhe promocionale (21.73 %) dhe për pjesët (qeratë) e zyrave elektorale.



Tabela: Degët e Partisë , Shpenzime nëpër qarqe, PS, zgjedhje2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Degët e Partisë Socialiste nëpër rrethe kryejnë shpenzimet e tyre në lidhje me fushatën zgjedhore. Kështu, dega e Partisë Socialiste në Tiranë, duke qenë edhe më e madhja në rang vendi ka kryer pjesën më të madhe të shpenzimeve me një vlerë prej 15 810 841 Lekë. E dyta për nga volumi i shpenzimeve por jo për nga numri i votuesve vjen dega e Vlorës. Pasojnë, Fier, Elbasan, Durrës dhe Korçë.



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet më të ulëta për votë socialiste i kanë kryer kandidatët në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Fierit.



Tabela: Pjesa e votuesve dhe shpenzimeve të kandidatëve sipas qarqeve, PS, zgjedhje elektorale 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kur shikojmë rastin e përfitimit të donacioneve të Partisë Socialiste dhe kandidatëve të saj, vërehet se në këtë rast, transaksionet bankare, pra dhurimi në para përbën  rreth 83 % të totalit, ndërkohë që dhurimi në natyrë vetëm 17 %.



Tabela: Emrat dhe shumat e Donatorëve për PS dhe kandidatët, zgjedhje elektorale, 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PS
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Siç shihet në artikull, Partia Socialiste pjesën më të madhe të të ardhurave të saj për fushatën elektorale 2021 e ka pasur nga të ardhurat e krijuara nga vetë ajo.  Pjesë e rëndësishme e këtyre të ardhurave janë ato që burojnë nga kuotat e anëtarësisë. Fondi i përftuar nga Buxheti i Shtetit ka qenë 55 826 750 Lekë ose rreth 32 % e totalit. Përsa i takon shpenzimeve, ato kryesisht kanë shkuar për organizimin e aktiviteteve dhe promocionit në media tradicionale dhe ato Sociale ku dhe konsulencat nuk mungojnë.

Shkarko excel: Partia Socialiste, Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata zgjedhore 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha