Universitetet pushtohen nga femrat

Auditoret e universiteteve shqiptare janë ‘pushtuar’ nga femrat. Sipas një studimi analitik të zhvilluar nga “Open Data Albania“, numri i femrave që ndjekin shkollën e lartë ka ardhur në rritje dhe për vitin akademik 2009-2010 kishte 12 mijë femra më shumë të ulur në auditorë se sa meshkuj. Për të arritur në këtë përfundim “Open Data Albania” ka studiuar freku-encën e pranimeve sipas seksit që…

Gjakmarrja, më 2011 vrasjet më mizore

Vrasjet në emër të gjakmarrjes në vendin tonë sa vijnë e bëhen më çnjerëzore. Madje në shumicën e rasteve ata janë shumë më mizore se sa ligjet e Kanunit, i cili ka rregulluar jetesën e shqiptarëve, kur ende nuk kishim shtet. Sipas statistikave të bëra publike nga ministria e Drejtësisë dhe “Open Data Albania”, megjithëse është rritur numri i gjykimeve penale për krimin e gjakmarrjes,…

Parashikohet rritje e kostos së borxhit gjatë 2011

Gjatë vitit 2011 rritja e kostos së borxhit pritet të kapë pikun. Kjo rritje gjatë viteve të fundit arrin 8 deri në 10 % të shpenzimeve të kryera nga Buxheti i Shtetit. Sipas portalit open.data.al rritja e ndjeshme vjen si pasojë e kredisë tregtare të marrë për financimin e projektit “Ndërtim i rrugës Rrëshen – Kalimash.” Kostoja e borxhit është interesi që paguhet në marrjen…

Qytetarët për shkak të normës së lartë të pensioneve nuk paguajnë as për shëndetin

Pensionet, të ndahen kontributet shoqërore nga ato shëndetësore Sigurimet shëndetësore në Shqipëri kanë një normë të ulët, por sërish nuk paguhen nga shumica e qytetarëve. Një arsye e fortë që e shpjegon këtë është fakti se sigurimet shëndetësore paguhen bashkë me sigurimet shoqërore ose kontributin për pension, dhe duke qenë se norma e pensioneve është e lartë nuk paguhet as kontributi për shëndetin. Në të…

Masakra e Kozarës, rikthehet procesi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me Vendim Nr. 14 datë 03. 05. 2011 ka shpallur si antikushtetues Vendimin Nr. 107 datë 23. 05. 2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Vendimin Nr. 117 datë 03.03. 2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Vendimin Nr. 760 datë 24. 06. 2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi) për dënimin e të pandehurit Luan…

Shqipëria e fundit në rajon, 121 automjete për 1.000 banorë

Open Data: Krahasuar me vitin 2000, numri i mjeteve rrugore është rritur me 126%Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e mjeteve rrugore në Shqipëri, si dhe krahasimin me vendet e rajonit për këtë tregues. Të dhënat bazohen në statistikat e INSTAT, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, dhe Bankës Botërore. Në studimin e saj, ODA klasifikon si automjete: autoveturat, mikrobusët dhe kamionët…

Numri i mjekëve për banorë, në rënie

Nga vitit në vit numri i mjekëve, dhe i infermierëve për banorë ka ardhur në rënie në vendin tonë. Sipas të dhënave, vërehet se për 1 mijë banor është pak më shumë se një mjek. ‘Open Data Albania’ ka kryer një hulumtim mbi disa tregues të sistemit shëndetësor në Shqipëri, si dhe krahasimin me vendet e rajonit për këta tregues. Të dhënat bazohen në statistikat…

L’Albania e il suo azzardo nel debito pubblico

Einstein diceva: “follia è fare la stessa cosa e aspettarsi risultati diversi”. Così si è espresso il responsabile del Fondo Monetario Internazionale per l’Albania, Gerwin Bell, in un’intervista all’emittente televisiva “Voice of America”, intendendo con ciò inviare un messaggio al governo albanese affinché venga scongiurato il rischio di trovarsi nella stessa situazione di  altri Paesi europei soffocati dal debito pubblico.   La reazione dell’FMI, giunta…

Gjakmarrje shqiptare 2011

Çdo vit, në gjykatat shqiptare jepen mesatarisht tetëmbëdhjetë vendime në formë të prerë për vrasje për gjakmarrje. Numri i autorëve të dënuar sipas nenit përkatës, në harkun kohor 2004–2009, është tetëdhjetë e tre autorë. Totali i çështjeve  të këtij lloji në gjashtë vite është njëqind e gjashtë vrasje për marrje gjaku. Kjo statistikë e rëndë e ka vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve ku krimi…

Eurobond1, Shqiperia paguan interes 22,5 milion Euro cdo vit.

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave…

CEFTA, shqiptarët lakuriq përballë rajonit

Heqja e taksave doganore me vendet e rajonit për produktet bujqësore krijon një situatë të mirëfilltë të tregtisë së lirë, por zhvillimi i dobët i sektorit bujqësor shqiptar, mungesa e mbështetjes shtetërore dhe situata e dobët e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese të vendit, përbëjnë një pikënisje të zymtë për konkurrencën e këtij sektori me vendet e rajonit. Në mungesë të opozitës, seanca e Kuvendit të…