Cilat janë Bizneset që po Realizojnë Punime në Kuadër të Programit të Rindërtimit Post Tërmeti i 26 Nëntor 2019?!

Open Corporates Albania ka krijuar një kategori të veçantë në Menu ku vendosen pasaporta për të gjitha bizneset shoqëritë që janë angazhuar me kontratë për të bërë Punë dhe Projekte pjesë e Programit të Rindërtimit të Qeverisë Shqiptare. Emri i Kategorisë (menu) është Biznese Rindërtimi.

http://opencorporates.al/sq/rindertimicompany

Këto shoqëri kanë të paktën 1 kontratë të lidhur me Institucionet Shqiptare. Kontratat janë kryesisht në bazë marrëveshje kuadër të hartuara pas tenderimit me Procedurë të Kufizuar.

Aktualisht deri datën e sotme, sistemi ka identifikuar 162 shoqëri që kanë një kontratë për një projektim, mbikëqyrje, ndërtim apo riparim në kuadër të Programit të Qeverisë Shqiptare për Rindërtimin.

Për secilin operator shfaqen të dhëna mbi administratorin, zotëruesin, objektin e aktivitetit, data e themelimit, ndryshime në strukturën e shoqërisë, performanca ekonomike në vitet e fundit, pagesat nga Thesari, të dhëna dhe listime për tender fitues.

Lista mund të shkarkohet si PDF ose si Excel për ripërdorim sipas dëshirës tuaj.

Shoqëritë janë vendase. Kategoria do të përditësohet me të tjera pasaporta biznesi që do të fitojnë statusin e Kontraktorit për Kontrata në Kuadër të Programit të Rindërtimit Post Tërmet.

Secili Biznes është listuar duke marrë si të dhënë kontratën apo marrëveshjen. Këto Kontrata apo marrëveshje janë pjesë e sistemit për Prokurime Transparente krijuar nga AIS. Procedurat Tenderuese për Rindërtimin janë mbajtur nga Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkitë.

Konkretisht:

Fondi Shqiptar për Zhvillim :

http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list/faqe/2/keyword/programi+i+rindertimit

Bashkitë: 

http://openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/programi%20i%20rindertimit?

Gazetarët që kanë nevoje për të aksesuar dhe kuptuar procedura të tenderimit Programi i Rindërtimit pas tërmetit, mund të kontaktojnë zyrën tonëP.s këtu nuk janë të listuar Bizneset qo kanë fituar kontrata për tenderime me fonde të EU, e për të cilat autoritet tenderues nuk është një Institucion i Shtetit Shqiptar.