Rikthehen Propozimet e Pakërkuara për PPP, Qeveria Shqiptare shpall koncesion për Port Turistik në Vlorë. Koncesioni Parashikohet të jetë me afat 35 vite.

Sipas Dokumenteve standarde ky koncesion shpallet pas një propozimi të pakërkuar dhe parashikon bonus për propozuesin (DST faqe nr 9)

Në asnjë kërkim në databazat zyrtare nuk aksesohet një informacion publik dhe transparent mbi Kompaninë që ka bërë Propozimin e Pakërkuar, bonusin e fituar prej saj dhe vendimin e autoriteteve për këtë Propozim. Një informacion i tillë me data dhe info të saktë nuk rezulton as në Faqene e Prokurimeve Publike.

Vlera e Investimit për Projektitn nuk duhet të përllogaritete nga ofertuesit më e vogël se 22 725 571 Euro (njëzet e dy pikë shtatë million Euro) Informacion në faqen nr 32 të Dokumenteve të Procedurës Konkuruese Shtojcë.

Forma e kontratës B. O. T Ndërtim Operim Transferim.

Kontrata mbështetet në Investim Privat.

Pozicioni Gjeografik është parashikuar në qender të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në Portin Aktual të këtij qyteti i cili është nën administrimi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të dhënat dhe dokumentat për këtë koncesion do ti gjeni në faqen tonë për prokurime transparente  http://openprocurement.al/sq/concession/view/id/27