Programi i rindërtimit, Lista shkollat në Tiranë, Bizneset që po ndërtojnë
Cilat Janë Shkollat që Po Ndërtohen në Tiranë, me Para Buxheti i Shtetit (jo BE) dhe në Kuadër të Projektit të Rindërtimit.
Dy janë procedurat e Prokurimit për Institucionet Arsimore në Territorin e Bashkisë së Tiranës në Kuadër të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Procedura e Parë është shpallur në datën 29 Korrik 2020, Ka objekt Rindërtimi i 8 (tetë) objekteve arsimore në Bashkinë e Tiranës. Me fond limit të parashikuar në vlerën 1 308 064 646 Lekë (një miliard e treqind e tetë milion e gjashtëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) (pa TVSH). Procedura është e Kufizuar e Llojit Marrëveshje Kuadër. http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/34589

Në fazën e parë janë vlerësuar dhe kualifikuar operatorët që plotësojnë kriteret. Në fazën e dytë janë negociuar ofertat sipas mini konkurseve duke nxjerr fitues për 8 (tetë) kontrata në bazë të marrëveshjeve kuadër. Godinat objekt i kësaj kontrate dhe fituesit e tyre janë:
1. Ndërtimi Shkolla 9 Vjeçare 17 Shkurti, Qesarakë e Vjetër do të bëhet nga bashkimi i Operatorëve Fusha & Edil-al-it shpk. Vlera për këtë objekt pa TVSH është 191 167 917 Lekë. Link: http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35233
2. Ndërtim i Shkollës Nëntëvejcare Hasan Vogli do të bëhet nga bashkimi i operatorëve V.A.S Konstruction shpk & Mane TCI & Ergi shpk për vlerën pa TVSH 253 492 727 Lekë. Link http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35234
3. Ndërtim i Shkollës 9 vjeçare Mangull do të bëhet nga Agri Konstruksion & IBM shpk & R&T shpk për vlerën 101 800 000 Lekë LINK ; http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35235
4. Ndërtim Kopshti Gurrë do të bëhet nga Bashkimi i dy operatorëve Kacidede shpk & Junik shpk ne vlerë 30 760 000 Lekë. LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35236 ;
5. Ndërtimi i Shkollës 9 vjeçare Murat Toptani me vlerën 180 549 814 Lekë do të ndërtohet Everest shpk & ARB Transa2010 & Kronos Konstuksion LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35237 ;
6. Ndërtimi i Shkollës Cikli i Ulët Pajan me vlerë 62 500 000 Lekë do të ndërtohet nga Kacdedja shpk & Junik shpk LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35238 ;
7. Ndërtim i Shkollës 9vjecare Pezë e Vogël do të bëhet nga Ad Star shpk &2T shpk &K.A.E.XH shpk me vlerë kontrate 110 068 839 Lekë LINK Kontrata e lidhur në pazë të marrëveshjes kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35239 ;
8. Ndërtim i Shkollës 9 Vjeçare Qazim Turdiu do të bëhet nga AGI KONS shpk & BE shpk për blerën 362 713 599 Lekë, LINK njoftim Kontrata e Lidhur në bazë të marrëveshjes kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35240 ;
Procedura e Dytë është shpallur në datën 20 gusht 2020, me titull Rindërtimi i 14 (katërmbëdhjetë) objekteve arsimore në Bashkinë e Tiranës. Me vlerë fondi limit 3 711 884 202 (tre miliard e shtatëqind e njëmbëdhjetë milion e tetëqind e tetëdhjetë katër mijë e dyqind e dy) Lekë. Procedura është e Kufizuar e Llojit Marrëveshje Kuadër. http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/34796
Në fazën e parë janë vlerësuar dhe kualifikuar operatorët që plotësojnë kriteret. Në fazën e dytë janë negociuar ofertat sipas mini konkurseve duke nxjerr fitues për tetë marrëveshje kuadër. Godinat objekt i kësaj kontrate dhe fituesit e tyre janë:
1. Ndërtim i godinës Qendra Sociale Të qëndrojmë së Bashku, Kombinat 2 Do të bëhet nga bashkimi i Operatorëve Ulëza Ndërtim & Hastoci shpk & Flori vlera e kontratës 129 297 155 Lekë , Link Marrëveshja kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35582
2. Ndërtim i godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2 (nr.3). do të bëhet nga bashkimi i Operatorëve Klager Konstruction shpk & Ed Konstruction & Rafaelo 2002 për vlerë kontrate prej 193 399 999 Lekë. http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35603
3. Ndërtimi i godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2 (Nr.4) do të bëhet nga bashkimi i Operatorëve Kromos Konstruction & arb Trans 2010 & Everest shpk me vlerë prej 195 294 562 Lekë. http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35604
4. Ndërtimi i godinës nr 22 bulevardi Zogu i Parë (shtatëkatëshi). Është fituar si kontratë (faza e dytë e prokurimit) nga bashkimi i operatorëve Fusha shpk & Edil-Al-It shpk me vlerë 143 814 171 Lekë. LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35570
5. Ndërtimi i Godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare nr.3 (nr.1). Do të bëhet nga shoqëria 4A-M shpk me vlerën e kontratës 305 946 636 Lekë, Link Marrëveshja kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35593
6. Ndërtim i godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3(nr 2) do të bëhet nga shoqëria Gener 2 shpk me vlerë kontrate 305 996 838 Lekë. Link marrëveshja kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35594
7. Ndërtimi i godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3 (nr 3) do të bëhet nga Alko Impex shpk & Vega shpk & MF Invest shpk me vlerë kontrate 306 499 751 Lekë. LINK njoftimi i marrëveshjes kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35595
8. Ndërtim i godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3 (nr 4) do të bëhet nga ANTE grup shpk & AGB 3 Nova Construction 2012 shpk me vlerë kontrate 306 626 622 lekë. LINK njoftimi i Kontratës http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35596
9. Ndërtimi i Godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3 (nr 5) do të bëhet nga Gjikuria & Instituti Dekliada për vlerën 305 798 306 Lekë, LINK njoftimi i kontratës i lidhur në bazë të marrëveshjes kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35597
10. Ndërtimi i Godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3 (Nr 6) do të bëhet nga bashkimi i operatorëve Senka & GBK shpk & Erzeni & Udha & Agbes Construction me vlerë kontrate prej 306 667 237 Lekë. Lik për këtë kontratë http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35598
11. Ndërtimi i Godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3 (Nr 7) do të bëhet nga bashkimi i operatorëve BE-IS shpk & 2T & Ergi për vlerë kontrate prej 305 615 961 Lekë , LINK njoftim kontrate në bazë të marrëveshjes kuadër http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35599
12. Ndërtimi i Godinës TIP në Rezidencën Studentore Universitare Nr. 3 (Nr 8) do të bëhet nga bashkimi i operatorëve G. P. G Company & Shendelli shpk & NG Structures shpk për vlerë kontrate 305 330 900 Lekë. LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35600
13. Ndërtimi i Shkollës Sami Frashëri do të bëhet nga bashkimi i Operatorëve Startek shpk & B93 & Riviera & Duka & Viante Konstruction & Al Asfalt me vlerë kontrate 567 492 069 Lekë. LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35602
14. Ndërtimi i Kopshtit Fikas. Do të bëhet nga bashkimi i Operatorëve Ulëza Ndërtim & Hastoci shpk & Flori vlera e kontratës 19 822 144 Lekë. LINK http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/35580

Të tjerë tendera të programit të Rindërtimit Bashki apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund ti gjeni në faqen për Prokurime Transparente OpenProcurement.Al dhe për çdo detaj, gazetarët janë të lutur të kërkojnë ndihmë dhe asistencë pranë organizatës AIS