Qeveria Shqiptare ka vijuar në muajt Mars – Qershor procedura të tenderimit për rindërtim dhe zhvillim të godinave dhe zonave të dëmtuara nga Tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Dy janë autoritetet që po procedojnë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH dhe Bashkia e Tiranës. Procedura e përzgjedhur në tenderime është ajo e Kufizuar (jo e hapur) dhe afati i kërkesave për interes në secilin rast është jo më shumë se 10 data. Procedura dhe Afati janë paracaktuar me aktin normativ të Dhjetor 2019 duke shmangur aplikimin e legjislacionit të zakonshëm për Prokurimet Publike. Procedura e Kufizuar duke bërë paranjohje të ofertuesve (përmes fazës së përzgjedhjes). Procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur. AIS do të vijojë monitorimin e kontraktimeve për Programin e Rindërtimit .