Qeveria Shqiptare ka nënshkruar në vitin 2019 tetë kontrata për Subjekte Ekonomike që kanë fituar të drejta reale mbi prona shtetërore kundrejt çmimit simbolik 1 Euro. Programi Shqipëria 1 Euro synon ti japë punëdhënësve potencial prona shtetetërore në përdorim me qëllim rritje të investimeve private dhe numrit të të punësuarve. Në vitin 2019 nga ky program kanë përfituar gjashtë biznese dhe një organizatë jofitimprurëse. Mes tyre vetëm njëri nga kontraktorët është Investitor i Huaj. Pronat e dhëna në 2019 për vetëm 1 euro dhe me afate deri 60 vite përdorim janë kryesisht objekte industriale dhe objekte të Ushtrisë. Në total qeveria ka dhënë 537 503 metra katrorë sipërfaqe të përgjithshme për 916 vende të reja pune për të cilat nuk ka ndonjë parashikim kontraktor që duhet të jenë të punësuar shtetas shqiptarë. Investitori me më shumë sipërfaqe të përfituar është shoqëria shqiptare Blu Imperial. Më shumë vende pune kundrejt projekteve Shqipëria 1 Euro pritet të hapë shoqëria koreane Yura Co.Ltd e cila do të hapë një fabrikë për prodhim pjesë elektrike për automobile. Invstimi I saj parashikohet 6.5 milion euro dhe vendet e punës 516. Open Corporates Albania ka përgatitur pasaporta transparente për Bizneset që kanë fituar kontrata për qiradhënie për vetëm 1 Euro të pronave shtetërore.