Databaza jonë më e dobishme në kohë karantine Kursori.org. ODK dhe AIS kanë aplikuar dy vitet e fundit një platformë e-Learning për aftësim të të rinjve me digjital skill-s, program që bën të mundur trajnim aftësim për një treg inovativ në teknologji informacioni. Databaza është krijuar për të ndihmuar student në Kosovë dhe nxënës të shkollave të mesme në Kurbin e Lezhë Shqipëri, për tu aftësuar për një treg pune të sigurt. Nga sot platforma jonë e-Lerning Kursori është e hapur për këdo, të rinj dhe jo vetëm mund të fitojë tre nivele aftësimi për të marrë maksimumin dhe për të mos humbur kohën në karantinë. Kursori.Org është aktivitet i projektit Open ICT Education for Youth Employability Synimi i projektit është fuqizim i të rinjve në treg pune përmes njohurive në teknologji informacioni. Në kohë karantine është një Instrument i Dobishëm për aftësim profesional. Po e hapim këtë platformë për të gjithë. Kursori është në gjuhën shqipe. Kliko regjistrohu aftësohu. Një ekip i mrekullueshëm Tech Leads janë aty për tju asistuar.

Klikoni:

Open Data Albania;

Open Corporates Albania;

Spending Data Albania;

Open Procurement Albania dhe Akses Info Drejtesi.