AIS ka gjurmuar tender të institucioneve shëndetësore në vend, dhe ka krijuar një databazë me informacion për procedurat, blerjet, performancën dhe ecurinë e tenderimeve.  http://openprocurement.al/sq/htender/covid

Databaza bën të mundur transparencë dhe gjurmimin e kontraktimeve për

• Medikamente 

• Aparatura 

• Mjete mbrojtëse

• Oksigjen Spitalor 

• Vaksina 

• Teste Tampon

Të dhënat listohen edhe sipas procedurës apo sipas Institucionit.

Gjurmimi, transparenca dhe llogaridhënia marrin rëndësi  më të madhe në momente të krizave dhe fatkeqësive humanitare. Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.