Open Data Albania po hulumton mbi numrin e aksidenteve, dinamikën e tyre në vite për periudhën 2014 – 2020. Analiza përkon me aksidentet rrugore në qarkullimin rrugor që kanë shënuar lëndime në njerëz me pasojë plagosje apo vdekje të individëve të përfshirë në ngjarje. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave dhe përkojnë me analizë vjetore. Nga viti 2014 deri në vitit 2020 në total janë shënuar 12 366 aksidente rrugore me të plagosur dhe fatalitete. Mesatarja vjetore e këtij treguesi rezulton 1 767 aksidente. Nëse shohim trendin në vite, numri më i lartë i aksidenteve rezulton në vitin 2016 me 2 032 aksidente me pasoja të plagosur ose fatalitete (vdekje). Viti 2020 shënon vlerën më të ulët të këtij treguesi. Gjatë këtij viti janë shënuar 1 234 aksidente me pasoja në njerëz, duke shënuar një ulje prej 264 aksidente më pak se viti paraardhës 2019.
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Shkak për këto aksidente është bërë sjellja e drejtuesit të mjetit ose këmbësorëve dhe përdoruesve të rrugës jo drejtues. Nëse shohim raportin e aksidenteve të shkaktuara nga sjellja e drejtuesit ndaj sjelljes së këmbësorëve dhe përdoruesve të rrugës jo drejtues, na rezulton se drejtuesit e mjeteve janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve me të plagosur ose fatalitete, ku raporti mesatar për periudhën 2014 deri 2020 tregon se drejtuesit e mjeteve shkaktojnë pesë herë më shumë aksidente se sa këmbësorët dhe përdoruesit e rrugës jo drejtues.
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ka një korrelacion të numrit të aksidenteve sipas ditëve të javës. Ky korrelacion nëse analizohet ndihmon të kuptojmë se cilët janë ditët me më shumë gabime dhe pasoja sa i takon aksidenteve. Ditët e fundjavës, apo ditë të caktuara të fillimit apo mbarimit të javës së punës, kanë karakteristika dhe vëllime të ndryshme. Në rastin e Shqipërisë, shohim që dita e parë e javës ka një vëllim të lartë ngjarjesh aksidente me të plagosur dhe të vdekur. Në vitet 2016, 2017, 2018 dhe 2019 mbi 15% e aksidenteve të ndodhura janë shënuar në ditën e parë të javës, ditë kur shumë individ fillojnë javën apo zhvendosen nga rezidencat drejt vendeve të punës.
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Për të analizuar rrezikshmërinë e aksidenteve për jetën do të shohim edhe raportin aksidente me të plagosur ose fatalitete kundrejt numër personash që kanë humbur jetën në aksidente, pra viktima të aksidentit. Viktimë e aksidentit konsiderohet çdo person i cili ka ndërruar jetë menjëherë apo brenda 30 ditëve si rezultat i aksidentit rrugor.
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Rrezikshmëria e aksidenteve ka qenë më e madhe në vitet 2019 dhe 2020, ku për çdo 100 aksidente me pasoja serioze në njerëz kanë humbur jetën 15 persona.
Është me interes për qytetarët dhe autoritetet të kategorizohen aksidentet me pasoja në njerëz edhe sipas llojit të rrugës. Këtu kuptojmë ku është e nevojshme për më shumë kujdes për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Llojin e rrugës për efekt kategorizimi e kemi grupuar në: Autostradë, Rrugë Ndërurbane Kryesore; Rrugë Ndërurbane Dytësore; Rrugë Urbane kryesore (brenda qytetit); Rrugë urbane dytësore (brenda qytetit); Rrugë lokale dhe Të tjera të papërcaktuara qartë në Kodin Rrugor.
Nëse shohim këto kategori sipas vlerave, na rezulton që jeta e individëve është më e rrezikuar në rrugët brenda zonës urbane ose qytetit.
Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Aksidentet janë të lidhura me shkaqe të ndryshme, ku standardi teknik i rrugës apo i automjetit janë shkaqe me rëndësi. Por problematika më e lartë konstatohet tek sjellja e Përdoruesit të Rrugës.
Shkarko excel: Aksidente Rrugore me të Lënduar, Vëllimi dhe Trendi në vite 2014 – 2020Komente dhe Analiza: Open Data Albania