Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me numrin e viktimave nga aksidentet rrugore, trendin dhe dinamikën e tyre në vite për periudhën 2014 – 2020. Burimi i informacionit është marrë nga Instituti i Statistikave dhe analiza është kryer për të dhënat në frekuencë vjetore.

Numri mesatar vjetor i viktimave të shkaktuar si rezultat i aksidenteve rrugore për periudhën nga viti 2014 deri në 2020 është 235 viktima. Gjatë kësaj periudhe, viti që ka rezultuar me numrin më të lartë të viktimave është 2015, vit i cili ka shënuar 270 viktima duke u rritur me 2.3% në krahasim me vitin paraardhës. Viti me numrin më të ulët të viktimave është 2020 me 181 viktima, shpjeguar kjo dhe me kufizimet e lëvizjeve për shkak të pandemisë së Covid-19.


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bazuar në ndarjen gjinore të këtij treguesi, një situatë ndryshe paraqitet si në volum dhe në trend gjatë periudhës 2014-2020. Vihet re një raport i theksuar i meshkujve që ndërrojnë jetë gjatë aksidenteve rrugore kundrejt femrave. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, numri i meshkujve që ka ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve rrugore rezulton 4 herë më i lartë sesa numri i femrave. Në vitin 2015 me 223 viktima, ndërsa vlera më e lartë për femra është shënuar në vitet 2014 dhe 2019 me nga 56 viktima përkatësisht.


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Aksidentet që shënojnë viktima variojnë në bazë të llojit të rrugës ku kjo ngjarje ka ndodhur. Një rëndësi të madhe lidhur me klasifikimet e rrugëve merr prania e sinjalistikës rrugore, kushtet e rrugëve etj. Ky detaim, na jep mundësinë për të dalluar se në cilët rrugë vdekshmëria nga aksidentet rrugore është më e lartë. Klasifikimi i rrugëve është bazuar në Kodin Rrugor për territorin e Shqipërisë. Gjatë periudhës 2014-2020, numri më i lartë i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve rrugore janë shënuar në Rrugët ndërurbane dytësore. Bazuar në raportin të vdekur për 100 aksidente për periudhën 2014-2020, rezulton se në Autostrada shënohen më shumë vdekje për 100 aksidente rrugore kundrejt llojeve të tjera të rrugëve duke arritur në 27 të vdekur për çdo 100 aksidente.


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Një tregues i rëndësishëm për rrezikshmërinë më të lartë në aksidentet rrugore është dhe mosha e viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore. Grup-mosha më e rrezikuar për të gjitha vitet nga 2014 deri në 2020, rezulton grup-mosha 25-34 vjeç me 458 viktima të shënuara ose 27.8 % kundrejt totalit të viktimave prej 1,646 personave. Numrin më të ulët të viktimave gjatë gjithë periudhës së marrë në shqyrtim e shënon grup-mosha mbi 60 vjeç duke qenë se kjo grup-moshë është grupi më pak aktiv në tregun e punës, duke ulur mundësitë në përfshirje të aksidenteve rrugore me mjet.


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Është e rëndësishme të shihet niveli i vdekjeve nga aksidentet rrugore kundrejt vdekjeve të ndodhura në total gjatë viteve 2014-2019 (Numri i vdekjeve gjithsej për vitin 2020 ende nuk është publikuar nga burimet zyrtare). Nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi numrin e vdekjeve gjatë periudhës së marrë në konsideratë, rezulton se kanë ndërruar jetë 130 435 persona. Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë viteve 2014-2019, përbën 1.1% të vdekjeve të regjistruar në total gjatë kësaj periudhe. Përqindja më e lartë e viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore kundrejt vdekjeve gjithsej të regjistruara, është shënuar në vitin 2014 dhe 2016 me 1.3%. Përqindja më e ulët e viktimave nga aksidentet rrugore është shënuar  në vitet 2017, 2018 dhe 2019 me 1.0 %.


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bazuar në grup-sëmundjet të cilat kanë shkaktuar vdekje të individëve gjatë kësaj periudhe, numri më i lartë i fataliteteve i atribuohet sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut. Ky grup sëmundjesh shkakton 53.8 % të numrit të viktimave totale, i ndjekur nga grup-sëmundja “Tumore” e cila zë 16.8 % të numrit të viktimave gjatë viteve 2014-2019.


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i viktimave të aksidenteve rrugore ndikohet drejtpërdrejtë nga numri i aksidenteve të shkaktuara në bazë të rrugës dhe moshës së përdoruesve të rrugës. Megjithëse kujdes i veçantë duhet të tregohet në llojin e rrugës “Autostradë” duke respektuar kufijtë e shpejtësisë apo moskonsumimin e pijeve alkoolike gjatë drejtimit.

Shkarko excel: Fatalitete nga Aksidentet në Rrugë 2014 – 2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania