Open Data Albania ka kryer një përditësim lidhur me të dhëna për aksidentet rrugore të ndodhura në vend në periudhën 2009-2013. Gjatë këtyre pesë viteve numri i aksidenteve rrugore ka ardhur duke u rritur si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesës së kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve në rrugë etj.
Përjashtim përbën viti 2012 në të cilin numri i aksidenteve rrugore ka rënë me 0.3% krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2013 shënohen dy mijë e shtatëdhjetë e pesë aksidente në rrugë. Si pasojë e tyre kanë humbur jetën dyqind e nëntëdhjetë e pesë persona dhe janë regjistruar dy mijë e pesëqind e tre të plagosur.
Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA
Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës numri i personave të vrarë në aksidente rrugore në vitet 2009-2013 ka ardhur duke u ulur, ndërsa ai i personave të plagosur ka ardhur duke u rritur. Edhe numri i personave të vrarë për çdo dhjetëmijë mjete automobilistike është ulur nga 9.45 në vitin 2009 në 6.61 në vitin 2013, ndërsa për çdo njëqind mijë banorë ky tregues qëndron në vlerën 11.83 në vitin 2009 dhe 9.1 në vitin 2013.
Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA
Inventari i aksidenteve rrugore për çdo 10 000 mjete ka shënuar një rritje nga 36.65 në vitin 2009 në 46.53 në vitin 2013. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes më të shpejtë të numrit të aksidenteve kundrejt rritjes së numrit të mjeteve të transportit.
Numri i aksidenteve rrugore për çdo 10,000 mjete automobilistike 2009 – 2013
Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci

Open Data Albania në këtë artikull po zbardh Projektet/Investimet me financim më të lartë nga Buxheti i Shtetit 2025. Gjithashtu dhe një rankim i institucioneve sipas vlerës Portofol Investimesh Kapitale për vitin 2025. Të dhënat janë marrë nga lista e planifikimit trevjeçar të investimeve publike 2025-2027 të Projektligjit “Për Buxhetin…

Qeveria Shqiptare ndryshoi për herë të dytë Ligjin Nr. 97/2023 “Për Buxhetin e Vitit 2024”, në 28 Gusht me Akt Normativ Nr. 3. Buxheti për Ministritë u ri planifikua në 367.3 miliard lekë (nga 359.6 miliard lekë në AN 1/2024), i cili përbën 85.3% të buxhetit total për Institucionet Buxhetore…

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi shpenzime nga Buxheti i Shtetit për Kontrata Koncesionare apo Partneritetet Publik Privat PPP te realizua dhe planifikuara në harkun kohor 2015-2025 dhjetëvjeçari. Për vitet 2015 - 23 vlerat e prezantuara janë realizim, Viti 2024 dhe 2025 janë planifikim dhe buxhet i miratuar.…