Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me situatat në të cilat kanë ndodhur aksidentet rrugore në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013. Gjatë këtij viti aksidentet më të shumta janë shënuar në rrugë urbane, përkatësisht 1 386 aksidente nga 2 075 që kanë qenë në total. Në rrugë rurale janë shënuar 686 aksidente dhe në sheshe 3 aksidente.

Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Aksidentet rrugore në zonë urbane ose rurale 2013


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Karakteristike është që në Shqipëri aksidentet ndodhin jo vetëm në rrugët e shtruara me asfalt por edhe në rrugë me trase zhavorri dhe të paasfaltuara. Ndërkohë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në neglizhencë të theksuar nuk ka publikuar se në sa raste aksidentet janë shkaktuar si pasojë e kushteve dhe gjendjes teknike të rrugës.

 


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Kushtet e motit janë një tjetër faktor influencues në ndodhjen apo mosndodhjen e aksidenteve rrugore. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës raporton se në vitin 2013 në shumicën e rasteve të aksidenteve moti ka qenë i thatë. Përkatësisht në 1 748 aksidente rrugore të ndodhura moti ka qenë i thatë, në 312 të tjera me shi, në 12 me borë dhe në 2 raste aksidentesh me mjegull.

Aksidentet rrugore – Sipas kushteve te motit 2013


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Periudha me numrin më të lartë të aksidenteve në Shqipëri duket të jetë sezoni i verës në të cilin është dhe fluksi më i madh i emigrantëve sikurse lëvizje për shkak të sezonit veror. Muajt që kanë shënuar më shumë aksidente në vitin 2013 janë korriku dhe gushti me përkatësisht 209 dhe 224 aksidente të ndodhura. Ndërsa numrin më të lartë të aksidenteve më pasoja fatale për të aksidentuarit e shënon muaji qershor me 30 aksidente me vdekje.

 

Aksidentet rrugore – Sipas muajve 2013


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Edhe fundjava është karakteristike sa i takon numrit të aksidenteve ku aksidente të shënuara në ditën e diel janë përkatësisht 324, nga të cilat 217 me pasojë plagosje të lehtë, 63 plagosje të rëndë dhe 44 me pasoja fatale humbje jete, për të aksidentuarit.


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Rrethi në të cilin kanë ndodhur më shumë aksidente gjatë vitit 2013 është Tirana, me 649 aksidente të ndodhura, 44 prej të cilave më pasojë vdekjen e të aksidentuarve. Rrethe të tjera me mbi 100 aksidente të ndodhura janë Elbasani, Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Lushnja.

 


Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Aksidentet rrugore – Sipas rretheve 2013



Burimi: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci