Open Data Albania po rendit rezultatin sipas votave dhe përqindjes për parti të vogla që morën pjesë në garën zgjedhore të 25 Prillit. Në këtë renditje po konsiderohen parti të reja dhe vogla të cilat nuk arritën të marrin numrin e votave që përbën një përqind të votave të vlefshme. Ky prag ishte kusht që një subjekt të kualifikohet për Parti Parlamentare. Marrja e votave sa ky prag, u garantonte partive edhe disa të drejta si financimi vjetor dhe elektoral me fonde publike nga buxheti i shtetit, e drejta për godinë seli partiake etj. Parti të tilla janë Balli Kombëtar me kryetar zotin Adriatik Alimadhi PBK; Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare me kryetar zotin Myslim Murrizi PLDSH; Partia Bindja Demokratik me kryetar Astrit Patozin BD;  Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni Ora e Shpresës dhe Konservatorët me bashkëkryetarë Kujtim Gjuzi, Luan Jakimi dhe Kostaq Papa ABEOK; Partia Nisma Thurje me kryetar Endri Shabani NTH; Partia Aleanca Demokracia e Re me kryetar Edmonsd Stojku ADR; Partia Lëvizja për ndryshim me Kryetare zonjën Jozefina Topalli LN dhe Partia Lëvizja e Re me kryetar zotin Arian Galdini LRE.

Në garë morën pjesë edhe kandidat të pavarur si Elton Debreshi; Iliaz Shehu; Kreshnik Merxhani; Boiken Abazi; Pal Shkëmbi.

Të gjitha këto parti dhe këta kandidat të sipërpërmëndur nuk morën dot më shumë se 44 768 vota që janë vetëm 2.69 % e totalit kombëtar vota të vlefshme.

Vendi po aplikon për herë të parë Lista të Hapura me Herës  si numër votash të detyrueshme nëse nuk je në listën e renditjes fitues në propozimin e Kryetarit të Partisë,  gjithashtu  me prag kombëtar prej një përqind. Megjithëse listat e hapura u kërkuan me qëllim inkurajimin e forcave të reja në garë, vendosja e një herësi për individ nuk prodhoi një rezultat hapje, ku më i votuari listohet më pranë opsionit kandidat fitues.

Te dhënat Renditje Lista mund të shkarkohen në excel-in e këtij Artikulli

Për Informacion kontakto [email protected]

Të tjerë Artikuj me #DataElektorale janë tek Tema Procese Zgjedhore 

Shkarko excel: Rezultati Zgjedhor Parti të Reja që nuk kanë plotësuar pragun zgjedhor prej 1%, Procesi 25 Prill 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj