Open Data Albania po hulumton mbi importet sipas Origjinës së Mallrave. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave për periudhë pesëvjeçari 2016 – 2020. Analiza është bërë duke renditur vendet kryesore sipas vlerës totale të Importeve mallra që blihen nga jashtë.
Italia me 151.97 miliard Lekë ose 25% të totalit të importeve, Turqia me 57.94 Miliard lekë ose 9.6% të totalit të Importeve, Greqi me 54.45 miliard lekë ose 9% të totalit të Importeve dhe Kina me 54.03 miliard lekë apo 8.9% të totalit janë katër vendet e para sipas vlerës së Importeve në vitin 2020. Në vitin 2016 pra pesë vite më parë renditja ishte e ndryshme pasi kryesonte Italia por pasohej nga Gjermania 9.5% e totalit dhe Kina 8.8% e totalit.
Italia është vendi i parë në renditjen e Vendeve Origjinë për Mallrat që Shqipëria Importon. Nga ky vend fqinj janë importuar gjatë 2020 në vlerë 151.97 miliard lekë. Kjo vlerë është në rënie në këtë vit të ndikuar nga Pandemia. Itali mban ndër vite vendin e parë në renditjet Vende Origjinë për Importet drejt Shqipërisë dhe mbetet partneri kryesor për shkëmbimet tregtare që ne kemi.

Sipas grup-mallrave në rastin e Ushqime, Pije, Duhan, renditja e vendeve origjinë e importeve është Itali, Greqi dhe Serbi.
Grup-mallrat Makineri Pajisje dhe Pjesë Këmbimi kanë përsëri origjinën kryesore të mallrave Import Italinë, por në renditje pas saj shfaqet Gjermania dhe Kina.
Tek grup-mallra Produkte Kimike dhe Plastike, renditja e vlerave sipas origjinës së mallrave që importohen është Italia, Gjermania dhe Turqia. Kina renditet në vendin e katërt për këtë grup-mallrash.
Origjina e importeve Shqiptare fokusohet më tepër drejt vendeve fqinje Itali, Greqi, Turqi dhe Serbi, si dhe disa shtete jo fqinje të tilla si Kina apo Gjermania.
Shkarko excel: Vende Origjinë për Import Mallrash drejt Shqipërisë 2016 – 2020Komente dhe Analiza: Open Data Albania