Open Data Albania po hulumton mbi eksportet që Shqipëria ka realizuar në pesë vitet e fundit sipas destinacineve, vendi ku eksportohet. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave. Italia është vendi i parë sa i takon eksporteve nga Shqipëria. Në vitin 2020 drejt Italisë kemi eksportuar mallra me vlerë prej 123.5 miliard Lekë. Në vitin 2016 eksportet drejt Italisë shënonin 132.9 miliard Lekë. Vlera e eksporteve drejt fqinjit tonë Itali, ka ardhur në rritje në 2017 dhe 2018 për të shënuar rënie në vitin 2019 dhe 2020. Viti i fundit konsiderohet vit me ndikim nga pasojat e Pandemisë në Ekonomi dhe Shkëmbime Tregtare.

Pas Italisë është Kosova destinacioni numër dy sa i përket vlerës së eksporteve. Drejt Kosovës në vitin 2020 janë eksportuar 26.24 miliard lek mallra. Edhe me Kosovën viti 2020 ka shënuar rënie kundrejt vitit 2019. Spanja dhe Gjermania mbajnë vendin e tretë dhe të katërt si destinacione të eksporteve, renditje sipas vlerave. Vendet ku ne eksportojmë dhe kanë vlera domethënëse janë kryesisht vende fqinje të të Rajonit. Tek 14 vendet kryesore destanacion në Eksporte nga Shqipëria, qëndrojnë edhe Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grup-mallrat që eksportohen nga Shqipëria janë disa. Tekstile dhe Këpucë janë grup-mallrat kryesor sipas vlerës, ku Italia është destinacion kryesor. Në vendin e dytë qëndrojnë grup-mallrat Minerale, Lëndë Djegëse dhe Energji Elektrike ku destinacione kryesore janë Spanja dhe Kina. Grup-mallrat Materiale Ndërtimi dhe Metale renditen grupi i tretë dhe destinacion kryesor i eksporteve tona janë Itali, Kosovë dhe Maqedoni.

Vendet ku Shqipëria eksporton janë kryesisht fqinj dhe vende të rajonit. Aktiviteti i tregtisë së jashtme është i shtrirë edhe më gjerë por mbetet në vlera dhe përqindje modeste sa i takon pjesëve të tjera të Europës dhe botës.

Shkarko excel: Vende Destinacion për Eksporte nga Shqipëria 2016 – 2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania