Në datën 14 Prill 2021, Gazeta e Përditshme Shqiptarja.Com ne versionin e saj print dhe online ka publikuar artikullin me titull “I dënuar për Trafikim Heroine në Spanjë Kush është Biznesmeni Anton Gjinaj qe u Prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri”. Artikulli identifikon personin e arrestuar për trafik ndërkombëtar, i cili në Shqipëri është zotërues i një shoqërie ndërtimi me kontrata publike të lidhura me bashkinë më të madhe në vend. Në artikull përdoret informacioni i mirëstrukturuar në Pasaportën e shoqërisë që zotërohet nga ky individ dhe jepet me imazh lista e tenderave të shoqërisë së Biznesit Alesio 2014.
Në shkrim Identifikohet lista e tenderëve të kësaj shoqërie me Bashkinë Tiranë, Durrës, Krujë. Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive, janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Link Artikulli Origjinal: https://shqiptarja.com/lajm/i-denuar-per-trafikim-heroine-ne-spanje-kush-eshte-biznesmeni-anton-gjinaj-qe-u-prangos-ne-malin-e-zi-vazhdon-te-fitoj-tendera-te-kundraligjshem-ne-shqiperi