News Bomb ka publikuar në datën 10 Qershor 2021, një Artikull me titull 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower. Ky artikull ilustron kosto koncesionare sipas kompanive duke përdorur Pasaporta më informacion të krijuara në Portalin Open Corporates Albania, Kategoria Kontraktor Publik. Ky artikull informon publikun mbi kontraktorët e mëdhenj duke i prezantuar ata edhe përmes Pasaportës tonë (AIS OpenCorporates.Al) , pasaporta ku ka informacion shterrues për Kompaninë, Kapitalin, Objektin, Zotëruesit, lista e Pagesave nga Transaksione Thesari, performanca ekonomike dhe lista e kontratave sipas tenderimeve me Qeverisje Lokale. Pasaportat që shfaqen në artikull janë për kompanitë: Gjoka 87, Bardh Konstruksion, Orikum Llogara , Integrates Energy BV SPV , Eco Cleaning, Tirana 4 shpk.
Artikulli përdor Pasaporta të Shoqërive të Biznesit të cilat janë produkt i Aktiviteteve të Projektit të AIS mbi Transparencën për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale. Projekti ka titull “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Link Origjinal Artikulli https://newsbomb.al/1-miliard-euro-koncesione-per-4-vite-cilat-jane-projektet-dhe-kompanite-qe-jane-dyndur-ne-para-nga-gjoka-te-bardhi-konstruksion-dhe-bushtrica-hydropower-e-plote/