Open Data Albania po hulumton mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit në Shqipëri.
Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ASCAL dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit DPA.
Akreditimi është një procedurë vlerësimi e cilësisë në arsimin e lartë, që ndjek ASCAL bazuar në standardet të shtetit tonë dhe standarde Europiane. Nëpërmjet këtij procesi mund të vlerësohet Institucioni apo Programi i Studimit. Ka raste kur institucioni nuk është i akredituar, por ka një sërë programesh të akredituar, ose kur institucioni akreditohet por programet e tij mund të mos jenë ende të akredituar.
Në Shqipëri janë licencuar në total 67 institucione si Institucione të Arsimit të Lartë (IAL). Aktualisht, vetëm 40 prej IAL-ve janë aktive, 27 institucionet e tjera janë mbyllur. Institucionet Jo Publike janë 50 të tilla, ndërsa Publike (shtetërore) janë vetëm 17, ku 2 prej të cilëve janë mbyllur. Aktualisht funksionojnë 12 universitete publike dhe 3 akademi publike.
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Nga 40 institucione të licencuara dhe aktive, jo të gjitha janë të akredituara. Vetëm 28 ose 70% e institucioneve aktive kanë akreditim.
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Institucione publike pa akreditim, nje pjese e cilave mund te jene ne proces ri-akreditimi, rezultojne: Universiteti Politeknik i Tiranës; Universiteti Bujqësor i Tiranës; Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër; Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës; Universiteti i Sporteve të Tiranës; Akademia e Studimeve Albanologjike; Akademia e Forcave të Armatosura; dhe Akademia e Sigurisë. Gjithashtu sipas ASCAL janë katër institucione privatë që kanë licencim por nuk janë akredituar, si: Kolegji Universitar “Qiriazi”; Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”; Kolegji Universitar “LOGOS” dhe Tirana Business University College. Ndërsa Institucionet nuk kanë akreditim, degë apo programe studimi të tyre janë të akredituara.
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Programeve të studimit (degë), rezultojnë se janë 1 389 programe aktive. Më pak se 30% e Programeve janë të akredituar. Janë 309 programe të akredituara, ndërsa pjesa tjetër, apo 78% e programeve aktive nuk rezultojnë të akredituara. Në dokumentin format Excel të vendosur në fund të artikullit listohen të gjitha programet e akredituara.
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Numri më i lartë i programeve aktive rezulton në Bachelor, me 33% e totalit të programeve aktive. Gjithashtu rezulton si program aktiv dhe Bachelor 4 vjeçar, por vetëm 2 programe janë të tilla: dega Administrim Biznesi dhe dega Shkenca Kompjuterike.
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Sipas fushës së studimit, numrin më të lartë të programeve aktive e kanë Shkencat ekonomike, me 270 të tilla, nga të cilat vetëm 98 janë të akredituara.
Me numër të lartë programesh aktive shfaqet dhe Shkenca Humane dhe Shoqërore, ku nga 255 të tilla, 65 janë të akredituara. Ndërsa Shkencat Ushtarake dhe Policore kanë numrin më të ulët të programeve aktive 11 të tilla, nga të cilat vetëm një është i akredituar.
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Burimi: ASCAL (2021)
Përpunoi: Open Data Albania
Në dokumentin format Excel të vendosur në fund të artikullit listohen të gjitha programet e akredituara dhe të dhëna ilustruese të këtij Artikulli. Informacioni mbi akreditim të Institucionit, Kategorisë së Tij apo Akreditimit të Programit merr rëndësi të veçantë në momentet kur kandidatët për student bëjnë zgjedhje mbi Institucionin dhe Programin ku do të regjistrohen.
Shkarko excel: Arsimi i lartë, akreditimi i institucioneve dhe programeve të studimit në ShqipëriKomente dhe Analiza: Open Data Albania