Open Data Albania në këtë artikull po zbardh Investimet Publike për Bashkitë. Investime të cilat planifikohen të mbëtshteten nga Buxheti Qendror për vitin 2025. Të dhënat janë marrë nga Projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025”, tabela e Investimeve Publike 2025-2027 dhe përfshin vetëm projektet me zbatues bashkitë. Një listë të plotë të projekteve dhe për institucionet e tjera vendore apo dhe qendrore mund të aksesoni Artikullin e publikuar tek OpenDataAlbania.

Për vitin 2025 Buxheti i Shtetit planifikon financim për Investime Publike për 41 nga 61 bashkitë në vend. Vlera totale e planifikuar është 5.11 miliard lekë. Këtu nuk janë parashikuar investime me fonde të vetë bashkië, por vetëm ato të buxhetuara drejtpërdrejtë nga Buxheti Qendror. Në raport me totalin e Investimeve Publike 2025 kjo financimi i projekteve që bashkive qëndron në nivelin 3%. Parashikimi për vitin (nga 5.09% në vitin 2024).

Ndërkohë në raport me Shpenzimet Buxhetore dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto, mbështetja buxhetore për investime bashkiake është përkatësisht në nivelin 0.62% dhe 0.2%.


Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Projekti me financim më të lartë rezulton investimi Ujesjellesi – Zona e Ujit të Ftohtë dhe Lungomares Rrapi Uji i Ftohtë – Shkolla e Marines në Bashkinë Vlorë. Mbështetja nga Buxheti i Shtetit për vitin 2025 planifikohet në vlerën 444.5 milion lekë.

Në vend të dytë pozicionohet Investimi në Bashkinë Tiranë për projektin Godina e Teatrit Tiranë, me vlerë financimi rreth 315 milion lekë për vitin 2025. Vlera totale e mbështetjes për ndërtimin e Godinës së Teatrit parashikohet në 4.407 miliard lekë (përfshirë edhe shpenzimet për pajisje&mobilim, financimi për të cilat nis në 2026). Ky projekt planifikohet të përfundojë financimin nga buxheti qendror në vitin 2027.

Rikonstruksioni i Teatrit Aleksander Moisiu në Bashkinë Durrës është investimi i tretë për vlerë financimi nga buxheti qendror në vitin 2025, prej 222.3 milion lekësh. Projekti i Furnizimit me ujë për zonat bregdetare të njësisë administrative Shënkoll në Bashkinë Lezhë vijon listën me portofol financimi rreth 210 milion lekë, ndjekur nga Kontrata e Koncesionit /PPP për Permiresimin e Infrastruktures Arsimore në Zonen Tirana 1 me mbështetje nga buxheti qendrore në vlerën 200 milion lekë në vitin 2025.


Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vijojnë listën Projekti për Rikonstruksion i rrjetit të brëndshëm të ujësjellësit të qytetit Patos Loti II (173 milion lekë), Kontrata Koncesionare/PPP për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Zonën Tirana 4 (150 milion lekë), Projekti i Ndërtimit të Ujësjellësit Rajonal Cerrave & Dardhas-Burimet e Gurrasit.

Dy të fundit që mbyllin listën e 10 investimeve në bashki me mbështetje më të lartë nga Buxheti Qendror janë Rikonstruksioni i rrjetit shpërndarës të qytetit Ballsh dhe Ndërtimi i Ujësjellësit Rajonal për fshatrat Vasiar, Iliras, Qesarat, Anë Vjose, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahas dhe qyteti Memaliaj, përkatësisht me mbështetje në vlerën 109.3 milion lekë dhe 100.3 milion lekë.

Bashkia Vlorë rezulton bashkia që ka portofol më të lartë investimesh me mbështetje nga buxheti qendror për vitin 2025, konkretisht në vlerën 669 milion lekë për katër projekte.

Në vend të dytë është Bashkia Tiranë me mbështetje nga buxheti qendror 2025 për 3 projekte në vlerën 665 milion lekë.

Bashkia Pogradec pozicionohet e treta me financim nga buxheti i shtetit 2025 në vlerën 286 milion lekë për 4 investime publike.


Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vijon renditjen Bashkia Mat me financim në vlerën 220 milion lekë për 4 investime publike, ndjekur nga Bashkia Lezhë e cila do të mbështetet nga buxheti qendror 2025 për vetëm një projekt në vlerën 210 milion lekë.

Bashkia Mallakastër mbyll listën e bashkive me mbështetje të planifikuar nga buxheti i shtetit 2025 mbi 200 milion lekë.


Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkitë me 0 financim nga buxheti i shtetit për Investime Publike janë bashkia Dropull, Belsh, Dimal, Kelcyrë, Devoll, Roskovec, Himarë, Pustec, Pukë, Gjirokastër, Skrapar, Vau Dejës, Cërrik, Shijak, Mirditë, Konispol, Delvinë, Kurbin, Libohovë dhe Vorë.

Të dhënat e përdorura në artikull janë marrë nga Lista e Planifikimit Trevjeçar të Investimeve Publike pjesë e Projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2025”, depozituar në Kuvend për diskutim dhe miratim në Komisionet Parlamentare dhe Parlament.

Për një renditje të bashkive për vlerë financimi nga buxheti qendror 2024 për investime publike aksesoni artikullin e publikuar më herët tek ndiqparate.al.

Artikuj për Pushtetin Vendor dhe Bashkitë mund të gjeni në rubrikën Bashki/Qeverisje Lokale.

Shkarko excel: Investime Publike për Qeverisjen Vendore 2025, Projekte dhe Renditje sipas Bashkive
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli