Trajnim për Aktivist dhe Gazetar të rinj në Monitorim dhe Evidentim të Korrupsionit
Nëse jeni të rinj aktivist, student në shkenca humane, gazetar investigativ, pjesë e lëvizjeve Informale për Transparencë, Llogaridhënie, Mirëqeverisje dhe Antikorrupsion, organizata AIS promotor i Open Data Albania ju fton të aplikoni për pjesëmarrje trajnim dy ditor në çështje të antikorrupsionit.
Trajnimi do të zhvillohet në datat 11 (pasdreke) dhe 12 tetor (dita e plotë) në Tiranë.
Temat që do të trajtohen janë:
- Një këndvështrim i përgjithshëm mbi fenomenin Korrupsion
- Si të përdorim të dhëna dhe evidenca për gjurmimin, evidentimin dhe luftën kundër korrupsionit
- Legjislacioni për parandalimin e korrupsionit dhe instrumente të trajtimit të rasteve korruptive
Trajnimi është parashikuar për të rinj të moshës 18 deri 30 vjeç aktivist, gazetar, profesionist në sektorët që angazhohen në çështje të mirëqeverisjes.
Nëse keni dëshirë dhe mundësi të merrni pjesë, lutemi plotësoni formën e regjistrimit me të dhënat tuaja. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen në vijim.
Për çdo pyetje mbi Trajnimin, mirëpres komunikimin tuaj në emailin info@ais.al.
Ky trajnimi zhvillohet nga organizata AIS si pjesë e projektit EU4 Rule of Law Citizens Engagement for Public Integrity CEPI in Western Balkans and Turkey. The Project is Funded by the Europeam Union.
