Open Data Albania po publikon të dhëna mbi nivelin e mbulimit me vaksinim (të detyrueshëm) për fëmijët sipas sëmundjes. Ky indikator publikohet nga Instituti i Shëndetit Publik. Indikatori na vjen në përqindje duke na shfaqur edhe defekte të vitit 2020 si vit i ndikuar nga situate e izolimit, më vështirësi lëvizje për shkak të pandemisë. Dy janë vaksinat për fëmijë për të cilat në viti 2020 ka një nivel rënie në mbulim vaksinimi. Konkretisht Vaksinimi për Tuberkuloz nga 98.9% niveli i vaksinimit të detyrueshëm për fëmijë në vitit 2019, ka rënë në 97.9%. Më i thellë është regresi tek një vaksinë tjetër e detyrueshme dhe e rëndësishme për shëndetit publik si dhe është ajo e grupit Fruth Rubeolë Parotit. Kjo vaksinë ka rënë në nivelin 91% nga 95% një vit më parë. Rënia me 4% shënon një moment problematik sa i takon sigurisë së shëndetit dhe më tej edhe besimit të publikut tek procesi i vaksinimit. Fruthi është një sëmundje e cila ka ende nivel prekshmërie në vend mes sëmundjeve infektive.


Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Përpunoi: Open Data Albania

Ndërsa vëmendja e Institucioneve dhe Qytetarëve është fokusuar tek Pandemia Covid-19, përballimi dhe vaksinimi për këtë virus, procesi i vaksinimit ndaj sëmundjeve infektive ka rëndësi të veçantë për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e popullatës. Të tjerë artikujt mbi Sektorin Shëndetësi janë të publikuar në databazën Open Data Albania. Të dhëna mbi aktualitetin me Pandeminë janë në databazën për gjurmim dhe vizualizim rastesh për Shqipërinë.

Shkarko excel: Vaksinimi për fëmijët sipas Sëmundjes pesëvjeçari 2016 – 2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania