Open Data Albania po hulumton mbi situatën globale të administrimit të Vaksinave Anti Covid 19 në datën 9 Mars 2021. Artikulli do të listojë vendet me numrin më të lartë të dozave të vaksinave të administruara dhe vendet me nivelin më të lartë të vaksinimit me dozën e plotë. Po njësoj shtetet me më shumë popullsi do të hulumtohen për situatën me të cilën performojnë në çështje të vaksinimit Anti Covid 19.
Numri total i dozave të vaksinimit të administruara, llogaritet si një dozë e vetme dhe mund të mos jetë e barabartë me numrin e përgjithshëm të njerëzve të vaksinuar, në varësi të regjimit specifik të dozës (p.sh. njerëzit marrin doza të shumëfishta).
Popullsia e vaksinuar plotësisht ose me dozë të plotë përbëhet nga individët që kanë marrë dozën e plotë të vaksinës Anti Covid 19, pra në varësi të protokollit për secilën nga 12 vaksinat e aprovuara (një apo disa doza).
Burim i të dhënave mbi statistikat për vaksinat në këtë artikull hulumtues është platforma Our Word in Data, krijuar si bashkëpunim i Universitetit të Oksfordit dhe organizatës jofitimprurëse Global Change Data Lab. Të dhënat mbi numrin e popullsisë janë marrë nga UNPF Fondi i Popullsisë Kombet e Bashkuara.
Menjëherë pas miratimit të vaksinave të zhvilluara për të luftuar sëmundjen Covid 19, ka nisur dhe proçesi i vaksinimit, i cili shënon data të ndryshme për vende të ndryshme.
Dhjetë vendet me numrin me të lartë të dozave të Vaksinave Anti Covid 19, të administruar
Deri në datën 9 Mars 2021, sipas të dhënave të publikuara rezulton se në rang global janë administruar/shpërndarë 312 168 400 vaksina. Nëse shikojmë vendet sipas dozave të vaksinave Anti Covid 19 të administruara, konstatohet se 10 vendet me numrin më të lartë të dozave të administruara, kanë përfituar rreth 241 milionë doza ose 77.5% të totalit. Në vendin e parë renditetSHBA me rreth 92 milion doza, ose 29.5% të dozave globale të administruar; pason Kina me më shumë se 52 milion doza ose 16.8% të dozave globale, Mbretëria e Bashkuar me mbi 23 milion doza ose 7.5% të dozave totale; India rreth 23 milion doza, Brazili me më shumë se 10 milion doza, Turqia me 10 milionë doza, Izraeli me rreth 8.8 milion doza, Gjermania me 7.9 milionë doza, Rusia me 6.7 milionë doza dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 6.3 milion doza. Nësë shikojmë në veçanti Bashkimin Evropian, vërehet se janë administruar rreth 42 nga 312 milion doza në rang global, pra rreth 13.5% e dozave të vaksinave Anti Covid 19 janë shpërndarë për vendet e Bashkimit Evropian.
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Dhjetë vendet me nivelin më të kënaqshëm të vaksinimit, raporti të vaksinuar kundrejt popullsisë. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dy pozicionet më progresive sa i takon përqindjes së popullsisë së vaksinuar. Izraeli ka arritur nivelin 44.6 përqind ndërsa Emiratet kanë vaksinuar 22.1 përqind të popullsisë. Nëse fokusohemi tek lloji i vaksinës së përdorur prej tyre ndarja në numër nuk është e përcaktuar. Për secilin vend do të jepen vaksinat e Aprovuara nga Shteti.
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Izraeli rënditet në vendin e parë me 44.6% të popullsisë së vaksinuar me doza të plota. Vaksinat që ka aprovuar për përdorim janë vaksina amerikane Moderna dhe vaksina amerikano-gjermane Pfizer/BioNTech. Deri tani nuk të dhëna statistikore se cila nga vaksinat është përdour më shumë, por sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se në Izrael është përdorur pothuajse eskluzivisht vaksina Pfizer/BioNTech .
Në vendin e dytë renditen Emiratet e Bashkuara Arabe, me 22.1% të popullsisë së vaksinuar me doza të plota. Vaksinat e aprovura për përdorim janë pesë: Oxford/AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Sinopharm/Beijing, Sinopharm/Wuhan dhe Sputnik V, por nuk ka një informacion se si janë shpërndarë dozat ndërmjet tyre. Sipas mediave, Vaksina Sinopharm më e përdorur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në vendin e tretë është SHBA me 9.4% të popullsisë së vaksinuar me doza të plota. 3 vaksinat e aprovuar për përdorim janë Moderna, Pfizer/BioNTech dhe Janssen (Johnson & Johnson). Të dhënat deri tani demonstrojne së vaksina më e përdorur është Pfizer/BioNTech me përkatësisht 46.8 milionë të dozave të administruar, ndërsa pjesa tjetër rreth 45 milionë e dozave janë përdoru nga vaksina Moderna. Vaksinat Janssen nuk ka nisur të përdorët akoma pavarësisht se është miratuar më herët për përdorim
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në vendin e katërt në botë ndodhet Serbia, me 9.2% të popullsisë së vaksinuar, ose ndryshe vendi i parë në Evropë me përformancën më të lartë në vaksinimin ndaj Covid 19. Serbia ka miratuar për përdorim vaksinat: Oxford/AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Sinopharm/Beijing dhe Gamaleya-Sputnik V. Edhe për Serbinë nuk ka të dhëna se sa doza janë administruar për secilën vaksinë, por sipas mediave bëhet me dije se Serbia është fokusuar tek vaksina ruse dhe kineze (Sputnik v dhe Sinopharm) dhe peshën më të madhe ta vaksinave të administruara deri tani e zë vaksina kineze. Megjithatë në Serbi po lejohet që popullsia të zdhedhë vetë vaksinën anti Covid 19.
Në vendin e pestë ndodhet Kili, me rreth 4% të popullsisë së vaksinuar. Gjithashtu, Kili ka miratuar më herët disa vaksina për përdorim: Pfizer/BioNTech, Oxford/AstraZeneca dhe Sinovac-CoronaVac. Deri tani konstatohet se janë përdorur 2 vaksina: Sinovac me rreth 4.6 milion doza, ndërsa 339 063 doza janë përdorur nga vaksina Pfizer/BioNTech.
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Më pas vijojnë vendet si Polonia me 3.8% të popullsisë së vaksinuar, Danimarka me 3.5%, Lituania me 3.2%, Gjermania me 3% dhe Sllovenia gjithashtu me 3% të popullsisë së vaksinuar me doza të plota. Vaksinat e aprovuara në këto vënde janë Moderna, Pfizer/BioNTech dhe Oxford/AstraZeneca. Në Lituani janë përdorur doza nga të tre këto vaksina, përkatësisht: nga Moderna janë përdorur 21 444 doza, nga Oxford/AstraZeneca janë 52 727 doza dhe nga Pfizer/BioNTech rreth 230 804 doza. Në Gjermani janë administruar 252 559 doza nga vaksina Moderna, rreth 1 milion nga Oxford/AstraZeneca, ndërsa 6.62 milion nga Pfizer/BioNTech.
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat: Our World In Data
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Dhjetë Vendet me popullsinë më të lartë në botë, dinamikat e vaksinimit. Nëse shqyrtojmë dhjetë vendet me popullsi më të lartë në botë UNFP, sipas informacioneve që janë bërë publike deri tani, për Kinen janë administruar rreth 52.5 milion doza vaksinash, por nuk ka informacion mbi përqindjen e popullsisë plotësisht të vaksinuar. Ajo që mund të themi me siguri është se dozat e administruara janë nga vaksina Kineze, pasi Kina ka aprovuar për përdorim vetëm vaksinat e zhvilluar brenda këtij shteti, sic janë: CanSino, Sinopharm (Beijing), Sinopharm (Wuhan) dhe Sinovac:CoronaVac.
Të dhënat: COVID-19 Vaccine Tracker
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Vendi i dytë për nga numri i popullsisë është India, që numëron më shume se 1.3 miliardë banorë. Deri tani India ka arritur të vaksinoje me doza të plota të vaksisë anti covid, rreth 0.3% të popullsisë.
SHBA me më shumë se 330 milionë banorë, ka arritur ta vaksionojë plotësisht rreth 9.4% të popullsisë.
Indonezia është vendi i katërt në botë për numrin e popullsisë, përktësisht mbi 270 milionë banorë. Indoneza ka vaksinuar rreth 0.4% të popullsisë me vaksinën e vetme të aprovuar deri më tani: Sinovac.
Pakistani, i cili është vendi i pestë sipas numrit të popullsisë, ka administruar mbi 72 mijë doza vaksinë anti covid, por nuk ka të dhëna për përqindjen e popullsisë së vaksinuar. Nëse krahasojmë dozat me popullsionë totale të Pakistanit (220 milionë banorë) rezulton se 0.03% e popullsisë mund të mbulohet të paktën me një doze.
Vendi i gjashtë, Brazili me një popullsi mbi 212 milionë banorë, ka arritur të vaksinojë plotësisht rreth 1.3% të popullsisë.
Nigeria është vendi i shtatë me poppullsi me 200 milionë banorë, por mbi vaksinimin nuk ka të dhëna të bëra publike në platformen Our World in Data.
Bangladeshi me mbi 167 milion banorë është vendi i tetë për numrin e popullsisë. Nuk ka të dhëna mbi përqindjen e popullsisë së vaksinuar ndaj covid, por sipas informacionit mbi numrin e dozave të administruara, rreth 3.68 milion, rezulton se mund të mbulohet të paktën me një dozë më tepër se 2% e popullsisë.
Vijojmë me Rusinë, me 145 milionë banorë, e cila ka arritur të vaksinojë më shumë se 1% të popullsisë. Vaksinat që po përdor Rusia, janë vaksinat që ka zhvilluar vetë si shtet: Sputnik V dhe EpiVacCorona.
Vendi i dhjetë për nga numri i popullsisë është Meksika me 128 milionë banorë, e cila ka arritur të vaksinoje 0.5% të popullsisë.
Ndërkohë, krahas dinamikës së vaksinimit nëpër botë, nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri rezulton se nga data 11 Janar që ka nisur vaksinimi i parë dhe deri tani janë kryer 20 911 vaksinime. Shqipëria është vendi i dytë në Ballkanin Perendimor, pas Serbisë, që ka nisur vaksinimin ndaj Covid 19. Deri tani, të vaksinuar me dozë të plotë janë vetëm 665 individë ose 0.02% e popullsisë. Vaksina e përdorur, e cila është dhe e vetmja e aprovuar, është Pfizer/BioNTech, ku dozat e para u siguruar nga një dhurim anonim, ndërsa dozat pasuese u shpërndanë si rezultat i kontratës së qeverisë me Pfizer. Mbi 12 vaksinat e aprovuara nga të paktën një shtet mund të lexoni artikullin e mëhershëm të Open Data Albania.
Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.
Shkarko excel: Vaksinimi Anti Covid 19 sipas vendeve, situata e raportuar 9 Mars 2021Komente dhe Analiza: Open Data Albania