Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e shtretërve në spitalet institucione publike, duke analizuar të dhënat nga viti 1999 deri në 2019. Gjithashtu analiza është fokusuar në paraqitjen e një krahasimi me BE lidhur me këtë tregues për vitin 2019, pra situatë përpara fillimit të pandemisë. Burimi i të dhënave është marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eurostat si dhe Banka Botërore. Vit pas viti, për periudhën 1999-2019, vihet re një rënie e numrit të shtretërve si dhe shtretër për mijë banorë. Viti 1999 ka shënuar numrin më të lartë të shtretërve në spitalet publike me 10 207 shtretër. Nga të dhënat e Bankës Botërore për këtë vit, numri i shtretërve spitalor në Shqipëri për 1 000 banorë është 2.87 shtretër për njëmijë banorë. Numri më i ulët i shtretërve shënohet në vitin 2017 me 8 169 shtretër, ose 2.84 shtretër për njëmijë banorë.


Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Banka Botërore
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Banka Botërore
Përpunoi: Open Data Albania

Numri i shtretërve spitalor ka ardhur në rënie deri në vitin 2017. Rotacionit politik të forcave e majtë e djathtë dhe ndërrimi i mandateve tek e njëjta forcë nuk ka ndryshuar trendin rënës nga 1999-ta deri në vitin 2017 me tkurrje shtretërish në total për njëmijë banorë.  

Teorikisht ekzistojnë dy arsye që karakterizojnë të rënies së numrit të shtretërve në spitale. Një mundësi është problematika dhe mungesa e investimeve në sistemin shëndetësor dhe mundësia tjetër eficenca e rritur së sistemit në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Për të ilustruar këtë mundësi, janë marr të dhënat lidhur me treguesin xhiro e shtratit. Xhiro e shtratit paraqet numrin e të sëmurëve që janë shtruar në një shtrat gjatë vitit. Duke u fokusuar në periudhën 1999 deri në 2019, ky tregues ka pësuar një rritje graduale vit pas viti duke arritur vlerën maksimale në vitin 2019 me 35 të shtruar për shtrat.


Burimi: Ministria e Shëndetësisëdhe Mbrojtjes Sociale
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: Ministria e Shëndetësisëdhe Mbrojtjes Sociale
Përpunoi: Open Data Albania

Po të shohim numrin e shtretërve në spitalet publike në vendet e BE për vitin 2019, për të ofruar një krahasim me nivelin e shtretërve në Shqipëri, të dhënat nga Eurostat tregojnë se numri i shtretërve për një mijë banorë rezulton 5.3. Bazuar në këtë tregues, Shqipëria rezulton me 2.4 shtretër më pak për njëmijë banorë se mesatarja e vendeve të BE, viti 2019 përpara fillimit të pandemisë. Vendi Europian me numër më të madh shtretërish për mijë banorë përpara pandemisë ishte  Gjermania me 7.9 shtretër për çdo njëmijë banorë. Shtetet si Suedia dhe Danimarka shënojnë numër më të ulët shtretërish për njëmijë banorë në krahasim me Shqipërinë, si efekt të rritjes së eficencës në kurimin e sëmundjeve dhe përparimit të mjekësisë në këto vende, respektivisht 2.1 dhe 2.6 shtretër për mijë banorë.


Burimi: Eurostat
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: Eurostat
Përpunoi: Open Data Albania

Numri i shtretërve në total si dhe për mijë banorë në Shqipëri krahasuar me vendet e BE rezulton me diferenca të mëdha, çka tregon një mungesë të përgatitjeve të institucioneve shëndetësore publike si dhe një mungesë besimi e shtetasve shqiptarë në këto institucione duke parë si një mundësi më efektive institucionet shëndetësore private.

Shkarko excel: Shtretër të Spitaleve publike në Shqipëri me rënie ndër vite, 1999-2019
Komente dhe Analiza: Open Data Albania