Bëhu Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
Mundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania
Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar
- Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania https://ndiqparate.al/
- Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa më lart, një Rrjet Rinor të mirëpret për një program Afatshkurtër.
Ajo çka i duhet formimit tuaj profesional është edhe pak aftësim mbi përdorimin e të dhënave në artikulimin publik, vendimmarrjen, planifikimin dhe debatin.
Ne të ftojmë të Bëhesh Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
- Ju thjesht duhet të shpenzoni me Ne disa orë Praktikë çdo muaj për 4 muaj rradhazi.
- Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.
- Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjtë duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza dhe parashtrime.
Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha deri/rreth 25 vjeç, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive.
Të rinjtë duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument dhe të dhëna.
Për aplikim regjistrohu në link Këtu
Procesi ju Garanton
- Rrjetëzim me Kolegë dhe Moshatar
- Puno dhe behu Autor Artikuj në Open Data Albania
- Referencë dhe Certifikatë për Eventin
- Fuqizohu duke njohur BigData
- Pagesë për çdo Artikuj të realizuar nga Ju dhe të Publikuar te OpenDataAlbania
Njofto dhe Shokët
Afati për Regjistrim data 2 Dhjetor.
Më të mirët do të ftohen për Intervistë pranë nesh,
Ky Network po krijohet në kuadër të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
Për pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected].