Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e të ardhurave në Buxhetin e Bashkisë Tiranë. Gjithashtu të dhënat do të zbardhen mbi një periudhë dhjetë vjeçare duke evidentuar mbi ecurinë. Bashkia Tiranë ka mbi 50% të totalit të të Ardhurave për 61 Bashkitë nëse konsiderojmë vetëm të ardhura të vetat pa të ardhura të kushtëzuara apo pakushtëzuara të Qeverisë Qendrore.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Duke qenë se Tiranë ka një strukturë të veçantë të burimeve të financimit, qëllimi i këtij artikulli do të jetë vizualizimi i të ardhurave vendore të Bashkisë së Tiranës dhe në veçanti të ardhurave nga burimet e veta.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Burime të veta vendore përfshijnë të ardhurat nga taksat vendore, tarifat, huamarrje vendore dhe të ardhura të tjera. Në rastin e Bashkisë Tiranë pothuajse të gjithë të ardhurat e veta janë të ardhurat tatimore dhe jo tatimore pra që mblidhen nga taksa dhe tarifa të ndryshme.  Ndërsa huamarrja dhe të ardhura të tjera kanë një peshë të pa përfillshme. Në rastin e Tiranës financim nga huamarrja ka pasur deri në vitin 2016, ndërsa të ardhurat e tjera zënë më pak se 1% të burimeve të veta. Ndër të ardhurat tatimore dhe jo tatimore, peshën më të madhe e zënë të ardhurat nga taksat, përkatësisht mbi 60%.Në vitin 2020, të ardhurat vendore të mbledhur nga Bashkia Tiranë rezultojnë 188% më të larta se në vitin 2010.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nga të ardhurat tatimore, burimi kryesor është taksa e ndikimit të infrastrukturës, konkretisht në vitin 2020, ka zënë 65% të të ardhurave tatimore ose rreth 6.4 miliardë lekë. Që prej vitit 2017, kjo taksë siguron gjysmën ose më shumë prej të ardhurave tatimore. Të ardhurat nga taksat vendore në 2020 janë 181% më të larta se në vitin 2010. Ndër këto taksa, me ritëm më të lartë rritje rezultojnë të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, të cilat rezultojnë 610% më të larta se në vitin 2010.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Norma e kësaj takse ndryshon në varësi të qëllimit të infrastrukturës dhe në varësi të stadit të ndërtimit, detajuar si në vijim:

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime për qëllime banimi apo njësi shërbimi është në masën 8% te çmimit të shitjes për metër katror.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime të ndryshme është në masën 4% e vlerës së investimit.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për projektet e infrastrukturës është në masën  0.1% i vlerës së investimit.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtesat në proces legalizimi është në masën 0.5% e vlerës së investimit.

Ndryshe nga shumica e taksave të cilat kanë rezultuar në më pak të ardhura për 2020 si vit pandemik, të ardhurat nga kjo taksë kanë vijuar me trend rritës, përkatësisht duke rezultuar me plus 150 milionë lekë.

Ndërkohë taksa e Biznesit të Vogël që një taksë që me Vendim të Qeverisë Qendrore është reduktuar duke pakësuar subjektet që mbajnë detyrime. Kjo ka sjellë tkurrje të buxheteve lokale për bashkitë. Në vitin 2011 kjo taksë shënonte të ardhura në vlerën 1. 02 miliard lekë, ndërsa në vitit 2020 kjo u reduktua me vetëm 212.7 milion.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Taksimi mbi Tokën ësht gjithashtu një e ardhur e mbetur në nivele të ulëta ndër vite për shkak të defekteve në mbledhje dhe problematikës që shoqëron tokën bujqësore në vend.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në grupin e të ardhurave jo tatimore bëjnë pjesë të ardhurat nga tarifat, si: tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim etj.), tarifa për zënien e hapësirës publike dhe të fasadave dhe Tarifa për shërbime administrative. tarifat mbledhin rreth një të katërtën e të ardhurave vendore. Në vitin 2020, të ardhurat jo tatimore përbënin 29% të totalit tatimor dhe jo tatimore, ose rreth 4 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2019, vërehet rënie në mbledhjen e tarifave, një reduktim me mbi 120 milionë lekë. Të ardhurave nga tarifa vendore shënojnë ritmin më të lartë të rritjes, ku në 2020 këto të ardhura rezultojnë mesatarisht 213% më të larta se në vitin 2010.


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Platforma Financa vendore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia e Tiranës ka një pozicionim të mirë kundrejt bashkive të tjera në aspektin e vjeljes dhe grumbullimit të të ardhurave vendore pasi ka një bazë të mirë taksapaguesish që janë banorë, rezident apo biznese që veprojnë në territorin e saj. Po njësoj kjo ecuri e mirë lidhet edhe me eficensën në mbledhjen e taksave. Artikulli shoqërohet me tabelat Excel të cilat mund të shkarkohen për përdorim të lexuesve dhe kërkuesve.

Ky artikull është pjesë e ilustrimeve për Kurikulën dhe Programin e Trajnimit me Titull Forcimi i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, realizuar nga organizata  AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të Projektit me titull Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontrakto të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike i mbështetur nga Leviz Albania një projekt I Agjencisë Zvicerave për zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Trajnimi dhe Projekti ka për qëllim Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të Aktorëve Civil Aktivist në Antikorrupsion.

Shkarko excel: Të Ardhura Bashkia Tiranë, Totali Struktura dhe Ecuria 2010 – 2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania