Open Data Albania po hulumton në lidhje me ecurinë e Borxhit Publik për frymë në Shqipëri vende të Rajonit dhe të Eurozonës.

Borxhi Publik për frymë është indikator që tregon se sa borxh për banorë ka qeveria e një vendi dhe llogaritet si raport i borxhit total të emetuar me numrin e popullsisë në një vit të caktuar.

Për vitin 2022, Borxhi Publik për frymë është parashikuar të arrijë vlerën 496,040 Lekë apo rreth 4,099 Euro. Krahasuar me pesë vite më parë, një qytetar Shqiptar do të paguajë rreth 117,343 Lekë më shumë, pra një rritje të Borxhit për frymë prej 31%. Për efekt studimi krahasimi do të bazohet në të dhëna të vitit 2020.

Krahasuar me vendet e Rajonit, për vitin 2020, Shqipëria renditet në vend të tretë pas Malit të Zi dhe Serbisë, ku Borxhi Publik për frymë është vlerësuar respektivisht rreth 7232 Euro dhe rreth 3942 Euro në secilin prej vendeve. Ndërsa shtetet me koston për frymë të Borxhit Publik më të ulët janë Kosova me rreth 925 Euro, Bosnjë dhe Hercegovina me rreth 1953 Euro dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2676 Euro.


Burimi I informacionit: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Buletini I Borxhit, 2020,INSTAT, 2021 Popullsia”, IMF, 2021, World Economic Outlook Database, General Government Gross Debt,World Bank, 2021, “Population”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërkohë sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për vendet e Eurozonës për vitin 2020, shteti me Borxhin Publik për frymë më të lartë është Belgjika me rreth 44,562 Euro, ndjekur nga Irlanda me 44,189 Euro, Italia me 43211 Euro, Franca me 39,337 Euro, Irlanda me 34,993 Euro dhe Greqia  me borxh për frymë prej 32,686.7 Euro.


Burimi I informacionit: IMF (2021), World Economic Outlook- Debt Data,Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021), Treguesit e Borxhit 2020
Për vendet e rajonit, të dhënat janë marrë nga Banka Botërore, Regular Economic Report, Fall 2021
World Bank, 2021, “Population”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi I informacionit: IMF (2021), World Economic Outlook- Debt Data,Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021), Treguesit e Borxhit 2020
Për vendet e rajonit, të dhënat janë marrë nga Banka Botërore, Regular Economic Report, Fall 2021
World Bank, 2021, “Population”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas peshës së borxhit publik ndaj PBB-së, Greqia mbetet shteti me raportin më të lartë prej 206.3% e PBB-së, ndejkur nga Ialia me 155.6%, Portugalia me 135.2% e PBB-së, Spanja me rreth 120% të PBB-së Qipro me 115.3% e PBB-së. Në vendet e rajonit, Mali i Zi ka peshën më të lartë të Borxhit Publik ndaj PBB-së, me rreth 108.7%, ndjekur nga Shqipëria me 77.9%.

Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Statistikat e publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Statistikave,Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF). Për llogaritje të tjera më të detajuara aksesoni Excelin bashkëlidhur.

Shkarko excel: Shqipëria, Rajoni dhe Eurozona Borxhi Publik për frymë dhe Pesha ndaj GDP
Komente dhe Analiza : Open Data Albania