Për vitin 2022 janë planifikuar 822 investime publike, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit. Kështu thotë “Open Data Albania”, ndërsa shton se vlera totale e tyre është 493 miliardë lekë.

Ndërsa 141 investime të tjera janë me financim të huaj, me vlerë në total 370.3 miliardë lekë. Investimet e reja me financim të huaj, kryesisht janë projekte të Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë Franceze dhe Zvicrës.

Sipas “Open Data Albania”, institucioni me numrin dhe vlerën më të lartë të projekteve të reja të investimit është Ministria e Mbrojtjes. Kjo e fundit ka planifikuar 32 investime të reja me vlerë rreth 12.8 miliardë lekë, ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me investime në vlerë 12.3 miliardë lekë dhe Ministria e Kulturës me 5.8 miliardë lekë.

Linku per artikullin e plote: https://politiko.al/e-tjera/investimet-e-reja-publike-qe-jane-planifikuar-per-2022-shin-sa-do-ti-kus-i450946