Qeveria shqiptare ka planifikuar 22 projekte në fushën e Teknologjisë së Informacionit TIK, me financim nga Buxheti i Shtetit për periudhën kohore 2022-2024. “Open Data Albania” tregon se vlera e investimeve në teknologji kap shifrën e 9.95 miliardë lekëve.

Këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e infrastrukturës hardware dhe software, ndërtimin e sistemeve dhe infrastrukturës TIK; optimizim dhe i infrastrukturave të sigurisë etj.

Nga këto 22 projekte, 18 prej tyre do të fillojnë zbatimin përgjatë këtij viti. Ndër këto investime është edhe Agjencia për Median dhe Informimin, e cila do t’i “thithë” buxhetit të shtetit 21.5 milionë lekë për pajisje informatike.

Open Data Albania eshte cituar nga Politiko.al

Linku i Artikullit: https://politiko.al/e-tjera/qeveria-planifikon-22-projekte-ne-fushen-e-teknologjise-cilat-jane-10-in-i451011