Open Data Albania po hulumton lidhur me administratorët e shoqërive aksionare Sh.a me ofertë publike, shoqëri që zotërohen në mënyrë direkte apo indirekte nga institucionet publike vendore ose qendrore. Sipas nenit 154 dhe 167, të Ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar,  administratori i një shoqërie aksionare emërohet nga Këshilli i Administrimit nëse sistemi i administrimit është me një nivel dhe nga Këshilli Mbikëqyrës ose Asambleja e Përgjithshme nëse sistemi i administrimit të subjektit është me dy nivele, ndërsa vet këshilli zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme (në këtë rast vetë institucioni publik dhe titullari). Nëse administratori zgjidhet nga Këshilli i Administrimit, afati i përcaktuar në statut nuk mund të jetë më i gjatë se 3 vjet, ndërsa nëse do të zgjidhet nga Këshilli Mbikëqyrës, afati i emërimit mund të jetë deri në 5 vjet. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare të reklamuara në databazën e Qendrës Kombëtare të Biznesit QKB deri në 31 Dhjetor 2021.

Janë 219 shoqëri aksionare me ofertë publike të administruara në mënyrë direkte apo indirekte nga institucionet publike, nga të cilat 28 subjekte janë të çregjistruara dhe 16 janë në proces likuidimi (proces likuidimi për efekt mbyllje) dhe për pasojë administratorët e tyre janë edhe në cilësinë e likuidatorit. Shoqëritë që janë në proces likuidimi janë: Agjencia Detare Taulantia, Alkontroll, “Albkromi“, Shpërndarja e Librit Shkollor (ne proces përthithje nga K81706017T), “Nimeks” (Ne proces përthithje nga K81706017T), Kombinati Energjitik (Në proces përthithje nga K81706017T), Këpuca (Ish Prodhim Këpuca), “Superfosfat” Kurbin, Alb Bakri, Shtëpia Botuese Naim Frasheri, Bursa e Tiranës Sh.a (Ne proces përthithje nga K81706017T), Albminiera sh.a, Petrol Alba, Berateks (Ne proces përthithje nga K81706017T), Parku Udhëtarëve Shkodër, Kf Pogradec sh.a.

Në 191 shoqëritë tregtare aksionare e marra në studim me status (aktiv, pezulluar, në proces likuidimi), është analizuar administrimi i subjekteve nga të cilat 108 subjekte kanë emëruar administrator fillestare, 63 subjekte kanë ri-emëruar administratorët për një mandatë 3-vjeçar, 4 shoqëri nuk kanë një administrator të përcaktuar dhe 16 shoqëri janë në proces likuidimi.


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Administratorët sipas gjinisë:

Në njëqind e nëntëdhjetë e një (191) shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim 21 prej tyre ose 11% administrohen nga administratore gra ndërsa 166 shoqëri aksionare drejtohen nga administrator burra ndryshe 87% e ndërmarrjeve me aksionar një institucion publik dhe 4 subjekte ose 2% nuk e kanë të specifikuar administratorin.   


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Emërimi i administratorit sipas viteve:

Në vitin 2019, janë emëruar 44 administrator, nga të cilët 25 janë emëruar për herë të parë me një mandat 3 vjeçar dhe 19 janë ri-emëruar si administrator me një mandat tre vjeçar.


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2020, janë emëruar 35 administrator nga të cilët 17 janë emëruar për herë të parë me mandat 3-vjeçar dhe 18 janë ri-emëruar në të njëjtin pozicion me mandat tre vjeçar.

>

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2021, janë emëruar 63 administrator nga të cilët 40 janë emëruar për herë të parë dhe 23 janë të ri-emëruar Nga 63 administratorët, gjashtëdhjetë  kanë  mandat tre vjeçar, një ka mandatë 1 vjeçar, një ka mandat 2 vjeçar dhe një është pa afat pasi shoqëria është në proces likuidimi.


Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Administratorët që u ka mbaruar mandati

Janë njëzet e dy (22) në numër administratorët e shoqërive tregtare me kapital publik të cilëve u ka mbaruar mandati deri në fund të vitit 2021. Nga këto shoqëri 2 janë në proces likuidimi duke specifikuar edhe likuiditatorin si Agjencia Detare Taulantia (Likuiditator Henkel Qerimi) dhe KF Pogradec Sh.a (Likuiditator Ahmed Guxholli), 2 subjekte kanë ri-emëruar administratorët në vitin 2022 tremujori i parë, dhe 18 subjektet e tjera nuk kanë deklaruar në QKB nëse këtyre administratorëve ju është rinovuar mandati apo nëse shoqëria është në pritje të një emërimi për administrator të ri.

Shkarko excel: Raporte Gjinore Administrator në Shoqëri Biznesi me Zotërim Publik Dhjetor 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania