Punimet te nënkalimi “Shqiponja” krijojnë çdo ditë trafik në këtë nyje që lidh Tiranën me jugun dhe veriun e vendit. Drejtuesit e mjeteve fajësojnë kompaninë ‘Salillari” për zvarritje të punimeve dhe thonë se kjo po i shkakton stres të përditshëm.

Ky është kaosi dhe trafiku që ndeshen çdo ditë drejtuesit e mjeteve. Hyrja dhe dalja nga Tirana në ish-sheshin Shqiponja është gjithmonë e ngarkuar me trafik.

Drejtuesit e mjeteve thonë se qëndrojnë mbi një orë në trafik duke shkaktuar lodhje dhe stres tek to.

Kompania “Salillari” e cila po zbaton këtë projektin për rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi pallati me Shigjeta  dhe rreth rrotullimi Shqiponja duket se po punon me ritme shumë të ngadalta.

Edhe pse në projekt punimet për këtë segment duhet të përfundojnë në fund të muajit shkurt duket se jemi shumë larg pasi asnjëri nga tunelet nuk është funksional dhe duket se punimet janë ende në fazën fillestare.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë nga kompania Salillari që të përmbushë në kohë punimet .

Edhe në Open Data kompania fituese është shpallur me flamur të kuq sa i përket skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues veç kompanisë fituese që është “Salillari” por një tjetër problem sipas Open Data është dhe anullimi i tenderit nga dy ose më shumë herë.

Ky është aosi dhe trafiku që ndeshen çdo ditë drejtuesit e mjeteve. Hyrja dhe dalja nga Tirana në ish-sheshin Shqiponja është gjithmonë e ngarkuar me trafik.

Drejtuesit e mjeteve thonë se qëndrojnë mbi një orë në trafik duke shkaktuar lodhje dhe stres tek to.

Kompania “Salillari” e cila po zbaton këtë projektin për rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi pallati me Shigjeta  dhe rreth rrotullimi Shqiponja duket se po punon me ritme shumë të ngadalta.

Edhe pse në projekt punimet për këtë segment duhet të përfundojnë në fund të muajit shkurt duket se jemi shumë larg pasi asnjëri nga tunelet nuk është funksional dhe duket se punimet janë ende në fazën fillestare.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë nga kompania Salillari që të përmbushë në kohë punimet .

Edhe në Open Data kompania fituese është shpallur me flamur të kuq sa i përket skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues veç kompanisë fituese që është “Salillari” por një tjetër problem sipas Open Data është dhe anullimi i tenderit nga dy ose më shumë herë.

https://www.oranews.tv/kaos-dhe-trafik-te-sheshi-shqiponja-salillari-premtoi-perfundimin-e-projektit-ne-shkurt-te-2021