Tenderi i Bushatit për të cilin është paguar pa u bërë punimet konstatohet me të tjera probleme. Fitues nga bashkia e vaut të dejës është shpallur subjekti që ka kërkuar më shumë para. Pikërisht për këtë shkak dhe Open Data e ka renditur me flamur të kuq, duke paralajmëruar një prokurim problematik

Bashkia e Vaut të Dejës kapet me problem jo vetëm në pagesën e kontratave që nuk janë zbatuar, por po ashtu konstatohet problematike dhe për procedurat tenderave. 

Këtë radhë është Open Data e specializuar në monitorimin e prokurimeve, që e ka shënuar me flamur të kuq Mark Babanin.

Në garën për tenderin për shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim qendër Bushat,

Kanë marrë pjesë tre kompani, por çudia ka ndodhur në fund.

Sipas dokumenteve zyrtare “Lodi Construction” e cila ka ofruar 3 milion e 800 mije lek, kompania “Nika”  3 milion e 500 mije lek dhe Ndërtuesi 4 milionë e 600 mijë lekë.

E pikërisht është ky i fundit pra që ka kërkuar më shumë para nga buxheti I shtetit për të kryer punimet që ka fituar dhe kontratë.

Sipas këtyre dokumenteve subjektet që kanë kërkuar më pak fonde janë skualifikuar nga gara. Kjo ka bërë që Open Data ta konsideroj si një tender problematik dhe me mungesë të garës,

Bashki vau Dejës  në datën 14 prill të vitit 2021 ka hapur një tenderin  për shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim të qendër Bushat, dhe kjo është harta ku do duhej të kryheshin punimet. 

Por në mënyrë të pa kuptimtë në këtë zonë nuk është kryer asnjë punim  ndërsa  pas  verifikimit në terren, realizimi I projektit të tenderuar është kryer në një bllok tjetër banimi,  me sipërfaqe dhe specifikime teknike krejt të tjera.

Ky tender nxjerr hapur abuzimet  me fondet publike dhe përgjegjës për këtë është së pari Kryetari i Bashkisë Mark Babani dhe gjithë zinxhiri drejtues, nga njësia e prokurimit, komisioni i vlerësimit të ofertave, deri tek grupi i ngritur nga bashkia e Vau Dejës për marrjen në dorëzim të punimeve.

https://www.oranews.tv/vendi/skandali-me-tenderat-ne-vaun-e-dejes-u-skualifikuan-subjektet-qe-kerkuan-m-i1023774