Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, ditën e sotme në një postim që bërë në rrjetet sociale, ka publikuar të dhënat se si kompania Albcontrol, në vitin 2019 ka dhënë para për masterplanin e aeroportit të Vlorës.

Sipas të dhënave kompania Albcontrol, e cila u përgjysmoi rrogat kontrollorëve të Rinasit, ka dhënë para edhe për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Postimi i plotë:

#AlbControl kompani publike ka paguar në vitin 2019 vlerën prej 194 238 000 Lekë (të reja dhe pa TVSH) për një 2 kompani (shqiptare dhe italiane) që kanë fituar tender për Masterplani i Navigimit ajror për Aeroportin Ndërkombëtar të #Vlorës.

Në atë kohë parashikohej (me ligj të veçantë) që ky aeroport do të ndërtohej dhe menaxhohej nga AirAlbania

Por Faktikisht Aeroporti u tenderua dy herë dhe në finale nuk është Air Albania fituese e tenderimit dhe të drejtës për Këtë Aeroport (kjo mund të na kushtojë në arbitrazh pasi shoqëria pretendon se me Ligj i është dhënë kjo e drejtë dhe çdo revokim i saj parashikon edhe kosto dëmi).

Shoqëritë që kanë fituar tenderin dhe kryer porosinë për Masterplanin e Navigimit janë Consulting & Management Albania dhe Archea Associati SRL

Të tjerë tender të AlbControl për vitet e fundit janë :

Mes tyre 5 për Aeroportine Kukësit (tek fjalë kyce plotëso fjalë këkrimi Kukes).

Këto të dhëna publikohen të hapura dhe të mirëstrukturuara nga #OpenProcurement.al dhe #OpenCorportes.al Promovojmë OpenData.

Disa ditë më parë 65 kontrollorë në aeroportit të Rinasit, bojkotuan punën, duke bërë që të anuloheshin dhe fluturimet për 24 orë.

Kontrollorët kërkuan rritjen e rrogës, pasi që prej një vit u ishte përgjysmuar. Ndërkohë, nisur nga situata që u krijua Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën e Turqisë dhe Greqisë dhe solli disa kontrollorë me qëllim për të rinisur puna në Rinas.

Shumë nga kontrollorët u rikthyen në punë, ndërsa për Muhin Mezini dhe Armando Fezga Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg, sakaq u la në arrest shtëpie Flora Ndreca.

https://www.oranews.tv/ulja-e-rrogava-te-kontrolloreve-te-albcontrol-kompania-pagoi-masterplanin-per-aeroportin-e-vlores-dhe-kukesit