Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë – Sarandë.
TIRANË- Në këtë artikull po publikohet databaza me të dhëna për 100 tenderat me vlerë fond limit më të lartë të mbajtur nga autoritetet shqiptare në vitin 2021. Të dhënat po publikohen në kuadër të transparencës me kontraktime dhe kontraktor publik. 100 tenderët big të shpallur këtë vit kanë vlerë total të fondit limit 76 585 232 788 Lekë (shtatëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë miliardë). Organizata AIS monitoron çdo ditë tenderime të sektorëve kryesor në vend si Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Zhvillim; Shëndetësi; Kontraktime të Qeverisjes Vendore; Kontraktime të Shoqërive Publike.
Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë – Sarandë. Ky tender ka vlerë 18 967 810 952 Lekë dhe u fitua nga një bashkim operatorësh turk İNTEKAR YAPI LTD. ŞTİ. Ky tender është prokuruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
AIS ka monitoruar nga 2011 të dhëna të karakterit publik mbi Pagesa, Tenderime dhe Biznese Kontraktore me Shtetin.