Dy drejtorë të OSHEE-së dhe një drejtor në KESH-it rezultojnë të kombinuar në interesa private, nëpërmjet një kompanie të përbashkët biznesi.
Dy drejtorët e OSHEE-së M. Biti dhe Elton S. së bashku me drejtorin e KESH Vladimir Hodaj kanë themeluar në Tetor 2019 kompaninë “PIK Energy”. (kliko këtu)
Tre muaj pasi kanë themeluar “PIK Energy”, tre drejtorët në muajin shkurt 2020 kanë nisur procedurën për ç`rregjistrimin e kompanisë, procedurë kjo që u ekzekutua vetëm një vit më vonë.
Kompania ka pasur si objekt të sajin sektorin e energjisë, në një gamë të gjerë duke nisur nga energjia e rinovueshme e deri te shërbimet e konsulencës.
Dy drejtorët e OSHEE-së M. Biti e Elton S. kanë qenë menaxherë shtetërorë dhe të punësuar në OSHEE në periudhën që kanë themeluar kompaninë në fjalë, ndërsa Hodaj asokohe punonte në drejtorinë juridike të ARRSH-së së bashku me Ergys Verdhon.
Të tre drejtorët shtetërorë dhe ortakët privatë në “PIK Energy” rezultojnë dhe sot të ingranuar në OSHEE dhe KESH me funksione kyçe. (Lexo këtu)
Kjo kompani “e çuditshme” biznesi e tre drejtorëve shtetërorë, ka gjasa të jetë maja e ajsbergut të një rrjeti të ndërlikuar interesash që përfshin sektorin energjitik në Shqipëri.
Javët e fundit në media janë publikuar disa kontrata të dyshimta të KESH-it me shit-blerjen e energjisë, por ka mbetur në hije kompania tjetër shtetërore OSHEE, e drejtuar nga Adrian Çela, drejtorët e së cilës me në krye zotin Çela, janë bërë objekt i disa dosjeve hetimore që po shqyrtohen në SPAK, dosje të cilat përmbajnë një gamë të gjerë aktiviteti ku dyshohen abuzime në disa dhjetëra milionë euro.
Linku i artikullit: https://www.hashtag.al/index.php/2022/01/16/tre-drejtore-shteterore-ortake-ne-kompani-private-energjitike/