Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e shpenzimeve publike për shëndetësi ndër vite duke analizuar programet që mbulojnë shërbimet shëndetësore.

Sipas Ligjit Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë planifikuar rreth 77 miliardë lekë, prej të cilave rreth 63% ose 49 miliardë lekë janë alokuar për funksionin e shëndetësisë nëpërmjet katër programeve.  Fondet e planifikuara për këto programe përbëjnë 8% të buxhetit total të vitit 2022 ose 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.


Burimi: MFE (2021) Ligji Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2021) Ligji Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shërbimet e kujdesit parësor përfshin ofrimin e shërbimeve të kujdesit mjekësor bazë si dhe një paketë programesh parandaluese. Kujdesi shëndetësor parësor ofrohet përmes një rrjeti ekstensiv të përbërë nga qendra shëndetësore urbane dhe rurale si dhe nga ambulanca fshatrash. Në vitin 2022 planifikohen rreth 8.8 miliardë lekë për shërbimet e kësaj kategorie ose 18% e fondeve të planifikuar për programet e shëndetësisë apo 1% e shpenzimeve totale buxhetore.

Shërbimet e kujdesit dytësor përfshijnë ofrimin e shërbimit spitalor në kohë dhe cilësi, harmonikisht në të  gjithë  vendin,   duke ulur  mortalitetin  dhe shkallën e invaliditet. Ky program zë peshën më të madhe të shpenzimeve të shëndetësisë, përkatësisht 68% e fondeve për programet e shëndetësisë ose 43% e fondeve të ministrisë së shëndetësisë planifikohen për këtë kategori shërbimesh. Për vitin 2022 shpenzimet janë planifikuar në masën 33.3 miliardë lekë.

Shërbimi i shëndetit publik ofrohet nëpërmjet programeve kombëtare të imunizimit, TBC, HIV/AIDS dhe IST, të survejancës epidemiologjike dhe ndjekjes së sëmundshmërisë infektive (sëmundshmërisë kronike me pasoja në shëndet publik të ndikuara nga kushtet e mjedisit si dhe të programeve të sigurisë ushqimore, kontrollit të ujit të pijshëm dhe shëndetit riprodhues. Fondet e planifikuar për vitin 2022 janë më pak se 6.4 miliardë lekë ose 13% e fondeve të programeve shëndetësore.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është program i katërt i shëndetësisë por me peshën më të papërfillshme, përkatësisht sa 1% e fondeve të programeve të shëndetësisë. Në vitin 2022 janë planifikuar rreth 334 milionë lekë. Ky program synon të zhvillojë shërbimin e urgjencës mjekësore si pjesë  integrale të  sistemit shëndetësor, të sigurojë ofrimin e ndihmës urgjente mjekësore  në  kohë  dhe cilësi, në të  gjithë  vendin,  si dhe të rrisë vetëdijen e popullatës mbi përparësitë e përdorimit korrekt të  shërbimit të  urgjencës  mjekësore. 


Burimi: MFE (2021) Ligji Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2021) Ligji Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë periudhës së pandemisë programi që ka pasur më shumë ndryshime buxhetore është ai që mbulon shërbimet e shëndetit publik me një rritje 112% nga 2019 në 2022 ose plus 3.3 miliardë lekë. Ndërsa në vlerë nominale rritjen më të lartë e ka pësuar programi i shërbimit të kujdesit dytësor rreth 8.9 miliardë lekë më shumë brenda katërvjeçarit ose 37% më shumë se fondet e planifikuar për 2019. Vetëm shërbimi kombëtar i urgjencës ka shënuar rënie të shpenzimeve të planifikuara me rreth 12%. Në total programet e shëndetësisë kanë pësuar rritje në masën 36% ose plus 12.9 miliardë lekë, kryesisht si rezultat i menaxhimit të efekteve të pandemisë Covid 19.


Burimi: MFE (2021) Ligji Per buxhetin e vitit 2019, 2020, 2021, 2022 dhe tabelat shoqëruese
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Brenda katër viteve fondet e buxhetit të alokuar për ministrinë e shëndetësisë janë rritur 27% ose rreth 16 miliardë lekë. 80% e rritjes së këtyre fondeve ka shkuar për financim shtesë në programet e shëndetësisë. Ritmi i rritjes së fondeve buxhetore për shëndetësi është më i lartë se ritmi i rritjes së shpenzimeve të ministrisë dhe sa dyfishi i rritjes së institucioneve të tjera. Përkatësisht, brenda katër viteve programet e shëndetësisë kanë pësuar rritje me 36%, ndërsa fondet për ministrinë pësuar rritje me 27%. Nga ana tjetër institucionet buxhetore kanë pasur rritje të shpenzimeve në total 18% rritje për përiudhën 2019-2022.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë kësaj përiudhe, programet me trend të vazhdueshëm rritës janë shërbimi i kujdesit dytësor, ku shpenzimet kanë ardhur në rritje vit pas viti dhe shpenzimet për shërbimet e shëndetit publik. Shërbimet e kujdesit parësor në dy vitet e para kanë rezultuar me rritje, konkretisht në planin e 2021 rritja ka qenë më e madhe duke qenë se ndikimi i pandemisë u përfshi për herë të parë në planifikimin e buxhetit, ndërsa në vitin 2022 shënohet një rënie e ndjeshme e shpenzimeve për këtë program.


Burimi: MFE (2022)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Konsolidimi i buxhetit faktik për Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në një masë që tejkalon planin fillestar, konkretisht 100 dhe 108 % në 2019 dhe 2020 tregon se rialokimet dhe shtesat e buxhetit kanë karakterizuar këtë institucion. Shërbimet e kujdesit dytësor janë programi me mbi realizim 4% në 2019, 1% në 2020 dhe pritet në 3% për 2021. Në raste të tilla kur shpenzimet faktike tejkalojnë planin fillestar, nënkupton se ndryshimet buxhetore gjatë vitit kanë sjellë rritje të fondeve në këto zëra. Një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve për përballimin e efekteve të pandemisë nuk janë planifikuar në programe specifike shëndetësie duke mos u alokuar për një institucion specifik siç është Ministria e Shëndetësisë, por janë menaxhuar nga Këshilli i Ministrave në formën e Fondit Rezervë apo dhe fond kontigjence. Kjo shpjegohet me natyrën e shpenzimeve të cilat janë të paparashikueshme dhe rrjedhimisht është e vështirë të përcaktohet një planifikim për fonde publike. Konkretisht, sipas raportimit në relacionin e projekt buxhetit 2022, kosto për blerjen dhe sigurimin e vaksinës kundër Covid 19 është mbuluar nga Fondi Rezervë, e cila deri në fund të muajit Shtator 2021 ka shpenzuar rreth 3.47 miliardë lekë nga 9 miliardë që planifikohej fondi rezervë në total. Gjithashtu nga Fondi Rezerve janë përdorur dhe 0.6 miliardë lekë si shpenzime korente për përballimin e shpenzimeve për marrjen e masave te tjera anti -Covid19. Kostot e vaksinave janë zbardhur dhe detajuar në artikuj të mëparshëm nga Open Data Albania.


Burimi: MFE(2022) Ligji I Buxhetit 2019, 2020, 2021 dhe 2022 dhe Buxhet faktik 2019, 2020 dhe AN dhjetor 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në 2022, Fondi Rezerve planifikohet në total 2.9 miliardë lekë por vaksinat janë planifikuar në një kategori tjetër shpenzimesh: si Shpenzime operative mirëmbajtje në shumën 2.7 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së.

Shkarko excel: Shpenzimet e planifikuara qeveritare për Programet e Shëndetësisë, Buxheti 2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania