Open Data po përditëson të dhëna lidhur me sasinë e naftës së importuar në Shqipëri në vitet 2011-2021. Shqipëria importon naftë edhe pse ka rezerva aktive. Kjo pasi rafinimi dhe përpunimi i naftës vendase është një proces për të cilin ministria dhe shoqëritë publike të angazhuara, nuk garantojnë cilësi për përdorim për automjete.
Open Data Albania ka analizuar sasinë e naftës që Shqipëria ka importuar në vitet 2011-2021 duke konstatuar që kjo sasi e importua dhe deklaruar pranë autoritetit doganor ka pësuar ulje. Të dhënat për vitin 2021 janë vetëm për nëntëmujorin mujorin janar – nëntor 2021.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
*Viti 2021 – 9 mujori i pari i vitit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Gjatë këtyre njëmbëdhjetë viteve Shqipëria ka importuar mesatarisht 470 mijë ton naftë çdo vit. Viti 2017 shënon vlerën më të vogël të sasisë së naftës së importuar, përkatësisht 400 256 ton naftë. Ndërsa viti me vlerën më të lartë të sasisë së naftës së importuar është viti 2019 me përkatësisht 520 200 ton.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
*Viti 2021 – 9 mujori i pari i vitit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Në vitin 2015, 2017 dhe 2020 vendi ka ulur sasinë e importeve sipas deklarimeve Doganore. Importi i naftës ka disa taksa që rëndojnë që në momentin e zhdoganim si Akciza, TVSH-ja në import; Taksa e Qarkullimi dhe Taksë Karboni.
përkatësisht 520 200 ton.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
*Viti 2021 – 9 mujori i pari i vitit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Kompania Albpetrol, si shoqëri e zotëruar nga shteti përkatësisht nga Ministria e Energjetikës, në pasqyrat e saj financiare, rezulton të mos garantojë rafinim të karburanteve në vend në sasi të viteve të mëparshme. Për pasojë zyrtarisht deklarohet se nevojat e vendit për naftë në tregun e pakicës, mbulohen vetëm me import. Por sasitë e importit sikurse shikohet edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Doganave rezultojnë të jenë relativisht të ulëta për një treg me 2.8 milion banorë dhe me qarkullim të shtuar gjatë muajve të turizmit nga Maqedonia dhe Kosova.
Nga ana tjetër Nafta shqiptare për shkak të cilësisë së saj jo e pastër, eksportohet, pra shitet në tregjet e huaja për përpunim.
Pas viteve ’90, kompani të huaja kanë treguar interes të vazhdueshëm për të investuar në fushën e naftës në Shqipëri nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare me qeverinë dhe kompaninë Albpetrol, – të angazhuar në zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e naftës bruto dhe gazit.
Shqipëria është një vend me burime natyrore nafte, ku vlerësohet të ketë rezerva të naftës deri në 400 milion ton, nga të cilat deri më sot janë nxjerrë rreth 45-50 milionë ton.
Sasia më e madhe e naftës ndodhet në fushën e Patos-Marinzës në rrethin e Fierit, i cili mendohet të jetë një nga vendburimet më të mëdha të zbuluara në Evropë. Kjo fushë prej 44 mijë hektarë ka një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçi naftë në vit.
Shkarko excel: Importi i Naftës në Sasi 2011-2021Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci