Qeveria miratoi Paketën e Rezistencës Sociale për të ndihmuar qytetarët të përballojnë efektet e krizës së shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë. Paketa ka për qëllim të kompensoje me para në dorë 434 mijë qytetarë për përballimin e rritjes së çmimeve të shportës.

Një analizë e Open Data, mbi efektet që Paketa e Rezistencës Sociale pritet të japë në fondet e akorduara për personelin dhe vendet e punës, ka konstatuar se vihet re një ndikim në pakësimin e fondeve për pagat dhe ulje të nivelit të të punësuarve.

Akti Normativ nr. 3, Datë 12 Mars parashikon që fondi i pagave buxhetore të jetë 2.2 miliard më pak se parashikimi i Ligjit të Buxhetit Fillestar. Në përqindje kjo është një ulje rreth 2.5%. Sa kohë që nuk është njoftuar një ulje page, atëherë nënkuptohet që tkurrja do të shënohet në numër individësh të angazhuar pranë Institucioneve Buxhetore të Ekzekutivit.

Në buxhetin e rishikuar kemi një reduktim për “Paga personeli” nga 75,630 në 73,743 miliardë lekë, duke përllogaritur një diferencë prej 1 883 milionë lekë. Një reduktim vihet re edhe në “Kontribut për sigurime shoqërore” nga 12.46 miliard lekë në 12.14 miliardë lekë. Diferenca është 315 milionë lekë.

Në total, kemi një reduktim për pagat dhe kontributet për sigurime shoqërore për personelin me 2,202 miliardë lekë.

Numri i punonjësve në sektorin buxhetor për vitin 2022, në planifikimin fillestar shënonte 84 214 personel. Duke ulur zërin “Shpenzime për paga” me minus 2 202 miliardë lekë, rezulton më pak buxhet. Sa kohë që nuk ka njoftim për ulje të pagës në sektorin buxhetor, kjo shumë e reduktuar reflekton mundësinë potenciale për shkurtime deri me 2 807 pozicione apo individë më pak të punësuar buxhetor.

Paketa e Rezistencës Sociale, një kompensim ‘i

Pra, nëse ruhet e njëjta vlerë e pagash, numri i punonjësve që do mundësonte pagesë buxheti i shtetit do të ishte 81 407 me 2 807 punonjës më pak se plani i fillim vitit.

Paketa e Rezistencës Sociale, një kompensim ‘i

Linku i Artikullit: https://politiko.al/e-tjera/paketa-e-rezistences-sociale-nje-kompensim-i-pamjaftueshem-rrezikon-ulje-i456165