Publikim nga Boldnews.al

Pikëpyetje shtesë mbi Amnistinë, Ramës i nevojiten 84 vota deputetësh

Instituti Shqiptar i Shkencave, një organizatë jofitimprurëse në Tiranë, organizoi të martën një takim ekspertësh dhe diplomatësh në të cilin u prezantuan dy studime të kryera nga ekspertë të ekonomisë dhe të drejtësisë mbi nismën kontroverse të qeverisë, takim ku morën pjesë si dëgjues dhe si folës përfaqësues të shumtë të ambasadave të vendeve partnere, të cilat kanë shprehur rezerva dhe shqetësime serioze mbi nismën.

Linku për lajmin e plotë:

https://boldnews.al/2022/07/19/pikepyetje-shtese-mbi-amnistine-rames-i-nevojiten-84-vota-deputetesh/



Amnistia fiskale, Jaço: Rrezik i përfshirjes së personave të inkriminuar

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm.

Linku për lajmin e plotë:

https://boldnews.al/2022/07/19/amnistia-fiskale-jaco-rrezik-i-perfshirjes-se-personave-te-inkriminuar/