Publikim nga Citizens-channel.com

Sot në ambientet e Europe House u mbajt një takim me përfaqësues biznesi, ekspertë ekonomikë, organizata të shoqërisë civile dhe diplomatë të huaj mbi projektligjin për amnistinë fiskale. Projektligji u prit me kritika dhe dyshime.

I pranishëm në diskutim ishte ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos, i cili u shpreh se diskutimi nuk ka të bëjë me të drejtën për të ndërmarrë një nismë të tillë ,por me mënyrën se si do të bëhet ligji.

Ai theksoi shqetësimet që ka ngritur Komisioni Evropian për këtë projektligj. Më 29 qershor, përfaqësues të KE shprehën shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Të njëjtin qëndrim mbajti sot edhe ambasadori Vos.

Linku për lajmin e plotë:

https://citizens-channel.com/2022/07/19/projektligji-per-amnistine-fiskale-pritet-me-kundershtime-dhe-dyshime-per-pastrim-parash/