Publikim nga Kohajone.com
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave i kërkoi sot qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, sepse, sipas studimeve të tij, vendi nuk është gati për një amnisti të dyfishtë të këtij lloji. Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet.
Linku për lajmin e plotë: