Publikim nga Panorama.com.al

Presidenti i AmCham, Enio Jaço, ndërsa renditi risqet që nisma paraqet, u kujdes që të bëjë të qartë se ky nuk është qëndrimi i një individi të vetëm, por i institucionit me strukturat përkatëse.

Veç mungesës së sigurisë për të mos i hapur rrugë legalizimit të parave që vijnë nga bota e krimit dhe trafikut, shqetësim për Dhomën Amerikane të Tregtisë është edhe fakti që Shqipëria është në listën e vendeve gri, pra, me risk të lartë për pastrimin e parave. Në këto kushte, tha Jaço, më mirë të presim të dalim së pari nga kjo listë.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar nga “Open Data Albania”, me temë “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale”, Jaço renditi si rrezik edhe thellimin e konkurrencës së pandershme. Niveli i taksimit, vuri në dukje ai, është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë.

Linku për lajmin e plotë:

http://www.panorama.com.al/amnistia-fiskale-dhoma-amerikane-i-pergjigjet-sulmeve-te-rames-thellon-konkurrencen-e-pandershme-nuk-perjashton-te-inkriminuarit/