Open Data Abania po analizon mbi ecurinë e të ardhurave dhe borxhit tatimor. Kjo për të evidentuar vitet me problematika sa i përket borxhit apo detyrimeve tatimore të papaguara. Të dhënat kanë burim raporte vjetore të monitorimit të Buxhetit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në fund të 2021 shteti shqiptar ka të ardhura tatimore 476 miliard lekë, nga të cilat borxh tatimor janë 135 miliard ose 28% e totalit të të ardhurave.



Burimi: Raportet vjetore te monitorimit te buxhetit KLSH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Borxhi dhe të Ardhurat Tatimore sipas Viteve në miliard Lekë
Burimi: Raportet vjetore te monitorimit te buxhetit KLSH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Borxhet tatimore janë thelluar në vitet ku është paralajmëruar amnisti apo falje tatimore nga forcat politike. Viti 2013 dhe vitit 2016 shënojnë indikator negativ. Ndërsa ulja e borxhit tatimor në vitit 2017 falje dhe fshirje detyrimesh.



Burimi: Raportet vjetore te monitorimit te buxhetit KLSH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas konstatimeve të KLSH-së në raportet vjetore të monitorimit të buxhetit, bazuar në ecurinë e borxheve tatimore, rezulton se: Në fund të vitit 2011, detyrimet fiskale në total ishin rreth 65 miliardë lekë, nga të cilat 77% janë të trashëguara nga viti 2009 dhe më përpara. Nëse bëjmë një vlerësim kronologji për të parë efekte të proceseve falje apo legalizime të ndërmarra nga qeveritë, rezulton se tendenca e krijimit të detyrimeve fiskale të papaguara ka qenë në rritje pas zbatimit të programit të parë të faljes së detyrimeve fiskale në vitin 2008, që nënkupton se falja e detyrimeve jo vetëm që nuk u shoqërua me reduktim të detyrimeve të prapambetura, por gjatë vitit 2009 pati një rritje shumë të lartë të detyrimeve fiskale, duke e rritur koston e informalitetit në ekonomi.



Burimi: Raporti i KLSH për monitorimin e buxhetit të vitit 2011
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në fund të vitit 2012, detyrimet fiskale të papaguara ishin rreth 70 miliardë lekë (nga 65 miliardë lekë në fillim të vitit). Efektet e detyrimeve fiskale të falura nga zbatimi i ligjit nr. 10418/2011 “Për Legalizimin e Kapitalit dhe faljen e një pjese të Borxhit Tatimor dhe Doganor”, për periudhën 2011–2012, kanë ndikuar në uljen e detyrimit tatimor prej 26.2 miliardë lekë, kundrejt të ardhurave të përfituara shtesë prej 607 milionë lekë.

Për  vitin 2014 nuk ka evidenca ne lidhje me efektet e zbatimit të ligjit nr. 39/2014 për faljen e gjobave, por konstatohet se, pavarësisht rritjes së masave shtrënguese lidhur me administrimin e detyrimeve tatimore, efektiviteti i tyre ka rënie të konsiderueshme ku nga 15% e vlerës së mbledhur në 2013, në vitin 2014 rezulton se është mbledhur vetëm 6.1% e vlerës së masave shtrënguese.

Për vitin 2015, në zbatim të Ligji nr. 66/2015, janë falur gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të evidentuara deri në Dhjetor 2014, për subjektet juridike dhe fizike, në total detyrime të falura në vlerën 218 milionë lekë. Efektiviteti i masave shtrënguese mbetet në nivel të ulet, ku rezulton se gjatë vitit 2015 janë mbledhur vetëm 5.7% e vlerës së masave shtrënguese, më i ulët së efektiviteti i masave shtrëngues gjatë vitit 2014



Burimi: Raportet vjetore te monitorimit te buxhetit KLSH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2017, borxhi tatimor u ul në 96 miliardë lekë (nga detyrimi 147 miliardë lekë në fillim të vitit), kryesisht për shkak të efekteve të zbatimit të Ligjit të faljes nr. 33/2017 në vlerën prej 50 miliardë lekë fshirjes së borxhit tatimor të akcizës me justifikimin e borxhit “të transferuar” drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në vlerën 12.3 miliardë lekë, dhe rritjes së borxhit tatimor me 10.5 miliardë lekë. Në fund të 2017, në zbatim të ligjit të faljes nr. 33/2017, shuma e falur për 50 tatimpaguesit përfitues më të mëdhenj rezulton rreth 22 miliardë lekë. Rritja e borxhit tatimor doganor gjatë vitit 2017 me rreth 11.5 miliardë lekë detyrime të papaguara,kur ka pasur disa amnisti fiskale për faljen e detyrimeve tatimore, tregon që këto amnisti, të cilat duhet të ndodhin shumë rrallë, duhet të jenë të mirëmenduara dhe patjetër të shoqërohen me marrjen e masave konkrete në drejtim të mbledhjes së borxhit nga organet tatimore dhe mirë administrimin e skemës së tatimeve, për të qenë efikase. Për më shumë, tendenca e faljeve të pjesshme të borxheve në vitet 2014-2015, si dhe pritjet për një falje të plotë të borxheve në vitin 2017, ndikuan në rritjen e borxhit tatimor gjatë vitit 2016, duke arritur peshën maksimale ndaj totalit të të ardhurave tatimore prej 40%.



Tabela: Ecuria dhe gjendja e detyrimeve tatimore te papaguara dhe te falura ne 31.12.2017
Burimi: Raportet vjetore te monitorimit te buxhetit KLSH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

KLSH ka konstatuar se gjatë realizimit të amnistisë fiskale të vitit 2017, janë fshirë nga regjistrat e borxhit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, detyrimet e akcizës për 49 tatim pagues me vlerë totale prej 12.3 miliardë lekë (detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa), në kundërshtim me kërkesat e Ligjit nr.33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë. Sektori energjetik (shoqëri me kapital shtetëror) ka përfituar nga amnistia e 2017, falje të detyrimeve tatimore në vlerë prej 9.6 miliardë lek.



Tabela: Ecuria dhe gjendja e detyrimeve tatimore te papaguara dhe te falura ne 31.12.2017
Burimi: Raportet vjetore te monitorimit te buxhetit KLSH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më shumë detaje mbi Historikun e Amnisti, Falje, Legalizime dhe Deklarime Vullnetare të aplikuara në vendin tonë sikurse efektet apo baza ligjore që mundëson proceset, mund te gjeni në publikimin e AIS.

Shkarko excel: Të Ardhura dhe Borxh Tatimor sipas llojit 2008 – 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Elivar Golemi