Nuk e dimë se çfarë e lidh kaq shumë Lali Erin me oligarkun Behar Çukaj, por duket qartë se kryebashkiaku thyen dhe ligjin për të pasuruar biznesmenin. 180 milionë është vlera që ka përfituar Çukaj këtë javë nga Erion Veliaj. Në fakt, çdo javë ai fiton një kontratë falë abuzimeve.

Së fundi, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje mjete transporti” për  Drejtorinë e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Vetëm kompania “Autovision” sha që ka si administratore Loreta Beqaraj, ka paraqitur ofertë. Në fakt pronari i vërtet është oligarku i njohur Behar Çukaj. Në të dhënat e grumbulluara rezulton se,  B O L V – O I L sh.a. është kompania mëmë zotëruese e “Autovision” sha, e cila për të spekuluar situatën është bashkuar për këtë garë me kompaninë INPLY me pronar Raship Çelo, i cili gjithashtu është i privilegjuari i Veliajt.

Shiko artikullin e plotë të BalkansWeb.net KETU