Në muajin dhjetor 71 278 familje Shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri. Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Ky është vlerësim i bërë nga Open Data Albania. Në vend janë rreth 829 857 Abonent Familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.

Çmimi Final sipas FSHU për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla  si e transmetimit; e shpërndarjes, administrimit; disbalancave; amortizimit; kostos së kapitalit të punës dhe në fund marzhit të fitimit.

Shiko artikullin e plotë të Dosja.al KETU