Në vitin 2021, Investimet e Huaja Direkte kapën vlerën e 9.53 miliardë eurove në Shqipëri.

Rritja vjetore ishte 12.5 për qind më shumë stok se viti 2020.

Këto janë të dhënat e fundit që zbulon Open Data Albania, duke iu referuar shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Stokun më të lartë në Shqipëri vijojnë ta mbajnë Zvicra, Holanda, Kanadaja, Italia dhe Turqia.

Renditja e vendeve “Origjinë e Investimeve” mbetet e njëjtë: Zvicra me 18.3 për qind, Holanda me 16.2 për qind, Kanadaja 12.5 për qind dhe Italia me 10.5 për qind të totalit.

Shiko artikullin e plotë të AlbanianOost.com KETU