Qeveria shqiptare në 2016 kur shpalli koncesion PPP për djegien e plehrave me incenerim e argumentoi këtë politikë, me faktin se investitori privat do të kryente investimin me fondet e veta, të cilat do të shlyheshin më vonë viti pas viti nga buxheti. Por realisht inceneratoret kanë marrë dhe vijojnë të marrin pagesa të cilat nuk i kanë të justifikuara më punë. Në praktikën e investimeve publike, inceneratorët janë një shembull i paprecedentë i shpërdorimit të fondeve publike nga një kompani private. Për me tepër kompania që ka shpërdoruar taksat e shqiptarëve është ndihmuar një spektër i gjere zyrtarësh dhe nëpunësish publik, disa prej të cilëve janë në burg dhe të tjerë në hetim.

Kompania Integrated Energy BV SPV e inceneratorit të Tiranës, vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania (ky incenerator nuk raportohet te investimet kapitale, por te shpenzimet korente). Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.

Shiko artikullin e plotë të Monitor.al KETU