Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve të reja që po ndërtohen në Tiranë rreth 40% më shumë se në 2021, sipas aktorëve të tregut është ndikuar edhe nga pritshmëritë e ndërtuesve për miratimin e draftit të amnistisë fiskale.

Ylli Sula, CEO i grupit mediatik “Çelësi” dhe i indeksit “Keydata”, teksa analizon nivelin aktual të çmimeve të apartamenteve, tha për “Monitor” se dy janë faktorët që kanë ndikuar te shtrenjtimi, rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit dhe pritja për miratimin e amnistisë fiskale.

“Çmimet e apartamenteve janë të larta, pasi ndërtuesit kanë pritshmëri për efektet që do të ketë amnistia fiskale. Ata që kanë para informale do të nxitojnë t’i investojnë.

Duke qenë se interesat e depozitave janë të ulëta, ndërsa në pasuri të paluajtshme normat e fitimit janë më të lartë, paratë që priten të formalizohen do të investohen për blerje të apartamenteve.

Shiko artikullin e plotë të Monitor.al KETU