Brenda pak ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Eron Veliaj, ka mbyllur tre tenderë në shkelje të ligjit. Veliaj ose siç Lali Eri pothuajse çdo tender e zhvillon në shkelje të ligjit, në fovor të klientëve të pushtetit. Tenderi i fundit kap vlerat e 300 milionë lekëve dhe është afera e radhës mes bashkisë dhe biznesmenit Albert Metani. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-32719-06-13-2022, i cili është porosi për blerje medikamentesh veterinare.

Ky prokurim është klasifikuar me “flamur të kuq” nga Open Data Albania, pasi ka shkelur rregullin për konkurrencën e lirë. Nga dokumentet e publikuara evidentohet se,  për këtë tender të mbajtur me datë 29 qershor ka dorëzuar ofertë vetëm kompania “MILIFAR” shpk, në pronësi të Albert Metanit. Me 30 shtator Veliaj ka mbyllur procesin duke e shpallur këtë kompani fituese pa zhvilluar garë të mirëfilltë. I zhvilluar pa garë dhe vlera marramendëse për blerjen e ilaçeve për kafshët, ky tender duhej të ishte nën hetim, por Veliaj për momentin ka fituar “imunitet” nga SPAK-u.

Shiko artikullin e plotë KETU