Open Data Albania po zbardh ndryshimet e planit në numrin e të punësuarve në institucione buxhetore, si rezultat i ndryshimit më të fundit të Plan Buxhetit 2022, me Akt Normativ nr.12 në Korrik. Në këto institucione përfshihen institucionet qeveritare, personeli i të cilave mbulohet me shpenzimet e Buxhetit të Shtetit si: ministritë, institucionet e drejtësisë, INSTAT, KLSH, Komisionet dhe institucione të tjera qeveritare

Krahas rishikimit të planit të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, spikat dhe ndryshimi i numrit të punonjësve në disa prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore, si: AKSHI, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë etj.

Referuar planit fillestar sipas tabelave që shoqërojnë Ligjin nr.115 ‘Për Buxhetin 2022’, ishin  planifikuar 84,114 (tetëdhjetë e katër mijë e njëqind e katërmbëdhjetë) të punësuar në 65 institucionet buxhetore.  Në ndryshimet AN në Korrik, plani rezulton në  84,526  të punësuar, pra një shtesë  prej 412 të punësuar plus, ndërsa reduktohet rezerva për institucionet e qeverisjes qendrore nga 100 në 50 të punësuar.



Tabela: Ndryshimi në Nr.e të punësuarve buxhetore AN nr.12 vs Ligjit nr 115 Për buxhetin 2022
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Me shtesë më të lartë në numër stafi rezulton Ministria e Brendshme, me plus 139 të punësuar, ose një përqind më shumë, pra nga 15,109 plan fillestar në 15,248 të punësuar pas ndryshimeve. 30 prej tyre i shtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (referuar Vendim nr. 468, datë 6.7.2022 Për një shtesë në numrin e punonjësve organikë të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2022



Tabela: Institucione me rritje të Punësuarve Buxhetore 2022, në numër dhe %, referuar AN nr.12 Korrik vs Planit fillestar
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pasohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila rezulton me 120 të punësuar plus ose 12 përqind shtesë stafi, nga planifikim fillestar 1,033 në 1,153 punonjës.

Me rritje të konsiderueshme stafi rezulton AKSHI me 17 përqind staf më shumë se plani fillestar ose 57 të punësuar plus nga 332 në 389. Një tjetër ministri me rritje stafi është Ministria e Bujqësisë, ku parashikohet rritje e numrit të punësuarve nga 2,417 në 2,459, plus 42 të punësuar ose 2 përqind staf më shumë.

Po kështu, Ministria e Financave rezulton me rritje stafi nga 5,983 në 6,023, plus 40 të punësuar. Ministria e Drejtësisë planifikohet më një rritje prej 20 të punësuar shtesë, Kryeministria me 19 të punësuar më shumë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me 15 staf shtesë.

Krahas ministrive, me rritje stafi rezultojnë dhe disa institucione të tjera qeveritare dhe të drejtësisë, përkatësisht: Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shtesa plus 8 të punësuar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale plus 5, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit plus 5, Komiteti për Pakicat Kombëtare plus 4, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil plus 2 dhe Agjencia Autonome e Auditimit te Fondeve të BE plus 2 të punësuar.

Parashikohet reduktim stafi për dy institucione buxhetore: Ministria për Punët e Jashtme, 38 të punësuar më pak ose 6 përqind më pak. Po kështu Agjencia Ofrimit të Shërbimeve Publike (ADISA) rezulton me reduktim prej 20 të punësuarish ose 11 përqind staf më pak se plani fillestar. Ndërsa Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, e cila ishte krijuar si strukturë me 8 punonjës në varësi të Kryeministrisë, pas ndryshimit nuk figuron në tabelën e re pasi ky numër punonjësish i është shtuar aparatit të Ministrisë së Brendshme (referuar Vendim nr. 449, datë 29.6.2022 Për rishpërndarjen e numrit të punonjësve organikë dhe të fondeve buxhetore në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2022



Tabela: Institucione me reduktim në Planin të Punësuarve Buxhetore 2022 referuar AN nr.12 Korrik vs Planit fillestar
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndryshimet e miratuara sa më lart, paralajmërojnë për ristrukturime apo formatime të mundshme në organiken e disa prej institucioneve qeveritare, diktuar nga nevoja për të përmirësuar ofrimet e disa shërbimeve publike.

Shkarko excel: Ndryshimet e Plan Buxhetit 2022 me Akt Normativ në Korrik. Rritet numri i të punësuarve buxhetor
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci